• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Votimi detyrim ligjor”, pse Komisioni i Venecias është kundër

by A R
16/08/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias nuk e njeh konceptimin e votimit si detyrim për zgjedhësin. Gjithcka rekomandon është fshehtësia e votës dhe e listës së votuesve, në përputhje me parimet bazë të rashëgimisë zgjedhore europiane.

Dhe ky konsiderohet një element i kapërcyer në diskutimet ndër vite për reformën zgjedhore shqiptare, siç pohojnë ekpsertët dhe politikanët që kanë qenë të pranishëm.

Abstenimi konfirmohet si zgjedhje politike në Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisonit të Venecias, siç njihet Komisioni për Demokraci Përmes Ligjit.

Dhe abstenimi në një proces zgjedhor është që të mos paraqitesh në qendrën e votimit, teksa kur zgjedh të shkosh je para shënimit të preferencës, duke skualifikuar automatikisht të tjerët në garë.

Duke mos e njohur votimin si detyrim, Komisioni i Venecias gjithçka rekomandon është fshehtësia e votës dhe mospublikimi i listës së votuesve, në përputhje me 5 parimet bazët të trashëgimisë zgjedhore europiane: zgjedhjet universale, të barabarta, të lira, të fsheta dhe të drejtpërdrejta.

Konkretisht tek udhëzuesi për fshehtësinë e votës në pikën 54 specifikohet e dreja për të mos zgjedhur nëse askush nuk ta mbush mendjen. Në thuhet se “meqë abstenimi mund të pasqyrojë një preferencë të caktuar politike, lista e personave që ka votuar nuk duhet të botohet”.

Kjo pasi të dhënat e listës së zgjedhësve të komisionit me firma janë të dhëna sensitive. Dhe ky është një argument i përdorur fort në 2009 nga vet Partia e Demokratike e nënkryeyarit aktual Edmond Spaho, i cili beson se një ndër rrugët e ardhjes së PD-së në pushtet është që indiferentët të detyrohen me ligj të votojnë.

Në 2009-ën kërkesa Edi Ramës për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, u refuzua pikërisht me arsyetimin se ato konsiderohen të dhëna sensitive dhe se abuzimi me emrat e zgjedhësve që nuk votojnë nuk është përgjegjësi e zgjedhësve, por e administratës.
Thelbi i sanksionuar dhe në kapitullin e tëd rejtave polike në Kushtetutën tonë është se qytetari ka të drejtën për të zgjedhur.

Dhe sic pohojnë dhe burime pranë grupit parlamentar demokrat dështimi nuk mund ta kthejë një të drejtë në një detyrim.

Ndër 22 vendet që e kanë votimin të detyrueshmëm me ligj, kryesisht nuk janë në hartën e vendeve demokratike, me përjashtim të Belgjikës që e ka si detyrim pa ekuivok, apo të Greqisë që nuk e ka në këtë nivel.

Në çdo rast nëse abstenimi konsiderohet si një e drejtë për të treguar zgjedhje politike, automatikisht detyrimi bie ndesh.

Ndaj kjo ide nuk gjen mbështetje as mes demokratësh, por në tërësi mes ekspertësh e politikanësh që ndër vite janë marrë me reformën zgjedhore.
Ata i thanë ABC News se ky është një argument që është diskutuar dhe më herët në kaudër të reformës zgjedhore, por nuk ka gjetur mbështetje dhe ndër rekomandimet që kemi marrë nga Komisioni i Venecias, një i tillë nuk ka figuruar kurrë./a.m.

Next Post
Shtohet kërkesa, ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të apartamenteve

Si po rriten çmimet e qirave në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In