• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Votimi detyrim ligjor”, propozimi i PD pas braktisjes nga demokratët në 25 Qershor

by A R
14/08/2017 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para pak ditësh në debatin për tërheqjen e ministrave teknikë nga qeveria, Edmond Spaho bëri një propozim, që pak u vu re. Nënkryetari demokrat tha se pjesë e aksionit opozitar për reformën kushteuese e zgjedhore duhet të jetë dhe detyrim me ligj për të votuar, çka Kushtetua jonë e përcakton vetëm si të drejtë. Por debati në Europë e SHBA mbi këtë çështje është ndezur, veçanërisht pas referendumit për Brexit dhe zgjedhjeve të fundit presidenciale amerikane.

“Askush nuk më bind ndaj nuk harxhoj asnjë sekondë kohë për të shkuar në mes të të nxehtit në qëndrën e votimit”.
Apo
“Edhe nëse votoj, fituesi dihet, vota ime nuk ndryshon asgjë”
Janë shprehje që i kemi dëgjuar rëndom në bisedat me miqtë tanë, veçanërisht për zgjedhjet parlamentare të këtij qershori.
Rezultati ishte një pjesëmarrje e ulët që rikonfirmoi Edi Ramën kryeministër, me më shumë madate parlamentare seç kërkonte dhe penalizoi dukshëm Partinë Demokratike, duke e bërë dhe më të fortë debatin brenda saj rrotull një pyetjeje konkrete: ku i shkuan 200 mijë vota.
Ndonëse besuan se duke paraqitur një program elektoral do kishte rezultat demokratët panë se për të fituar besimin kanë shumë punë për të bërë. Madje Edmond Spaho bëri thirrje që në korposuin e reformave që do të duhen për një proces të lirë e të ndershëm, të përfshihet dhe pjesëmarrja e zgjedhësve në votim jo vetëm si e drejtë, por dhe si detyrim me ligj.
Në pamje të parë tingëllon e ekzagjeruar të çosh dikë për të votuar me detyrim ligjor, kur Kushtetuta të njeh si të drejtë, jo si detyrë.
22 vende rezultojnë ta kenë këtë parashikim ligjor në raporte të ndryshme, por debati në botë është hapur ndjeshëm pas Brexit dhe presidencialeve amerikane..
Zgjedhësit që për një arsye apo një tjetër nuk paraqiten në ditën e votimit rezultojnë të jenë shumica dhe në një farë mënyrë të jenë ata që faktikisht përcaktojnë edhe për ata që kanë votuar.
Në Shqipëri kjo merr kuptim edhe më specifik, ndërsa vazhdon dhe është i fortë debati mbi shit-blerjen e votës, apo presionin mbi administratën, i nënvizuar dhe nga qëndrimi paraprak i osbe-odihr për zgjedhjet.
Duke parë rritjen gjithnjë e më shumë të të pavendosurve, sindromë që në proceset e fundit zgjedhore e ka kapur dhe Shqipërinë, studiuesit gjithnjë e më shumë po e vlerësojnë si të mirë për proceset demokratike votën si detyrim, qoftë edhe për të shprehur refuzimin tënd për subjektet zgjedhore, por gjithnjë në fletën e votimit e jo duke qëndruar në shpi.
Kjo shihet si një masë angazhuese, pasi nxit zgjedhësit të shohin më me kujdes programet, idetë, kandidatët dhe për rrjedhojë (çfarë është më e rëndësishme) edhe të thellohen tek rëndësia e votës.
Kështu përfshihesh deri në monentin kur tek kutia e fshehtë je me laps në dorë, para fletës së votimit për të përmbushur tek e fundit të drejtën kushtetuese të zjedhjes.  Aty por vetëm aty vendos se cili do të jetë shënimi yt, preferenca për dikë apo abstenimi ndaj të gjithëve.
Tek e fundit nëse shkruhet në ligj, nuk mbetet vetëm akt moral, shprehja “votimi është detyrim qytetar”.
Për shkak të mos mbështetjes apo pushimeve të verës, ky prozim i Edmond Spahos nuk u pasua me asnjë reagim. Mbetet për t’u parë në planin opozitar për reformën kushtetuese e zgjedhore, nëse ky do të jetë një propozim i menduar i Partisë Demokratike, apo një dëshirë individuale e nënkryetarit të saj. /ABC
Next Post
Shpërndarja e teksteve nis më 25 gusht, ja skema e MAS për të shmangur radhët

Shpërndarja e teksteve shkollore fillon në 25 Gusht, viti i ri arsimor nis në 11 Shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

March 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

March 6, 2026
“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In