• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votimeve në PD iu del “boja”? Djali i ish-gjyqtarit Petrit Çeno hyn “kontrabandë” në listat e Durrësit

by Ardit Rada
04/10/2020 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët kanë nisur një proces të rëndësishëm brenda degëve që prej nisjes së muajit gusht.

Anëtarësia propozon emrat e kandidatëve për deputetë, komisioni bën vlerësimin dhe tanimë sërish degët votojnë emrat që kanë kaluar fazat e mëparshme.

Radhën për të zhvilluar procesin e votimit e kishte sot Partia Demokratike në Durrës dhe kandidatët e propozuar atje.

Por ndryshe nga qarqet e tjera, në Durrës ka ndodhur një tjetër “incident”. Nga 27 kandidatë për të cilët njoftoi dje zyrtarisht dega e Partisë Demokratike në këtë qark, sot pas votimit numri është rritur në 28.

Pra hyjne ne votim 27 kandidate dhe fitojne 28 kandidate. Vetem ne PD ndodh kjo! Aritmetika e Lulit ka nisur te jape rezultate dhe ne baze!

Por kush është kandidati i minutës së fundit?

Dosja.al ka vëzhguar procesin në Durrës dhe ka parë se emri i shtuar nga PD e qarkut është Enri Çeno. Çeno, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i njohur gjerësisht për disa çështje, përfshirë edhe skandalin e biletave të Real Madrid-Barcelona, ku Çeno bashkë me dy gjyqtarë të tjerë do të shkonte për të parë ndeshjen me paratë e biznesmenit, Namik Sadiku.

I biri, i njohur për jetën luksoze, pushimet në Majami dhe Montecarlo, e ka për herë të dytë garimin për deputet i këtij qarku.

Herën e parë, në 2017, ai nuk ia doli, ndërsa kësaj here ai hyn “kontrabandë” në një listë, ku vetë PD-ja Durrës e mbajti jashtë, e sot emri mbiu nga diku…

A bëhet fjalë për një gabim të degës së Partisë Demokratike Durrës, apo telefonatat e minutës së fundit kanë dhënë efekt rrufe, duke shtuar emra?

Por edhe në këtë rast, mister është fakti se kush e votoi Çenon, kur emri as nuk ishte në listë? Si doli ky emër pas përfundimit të procesit?

Këtë sqarim me siguri do e bëjë vetë PD, por pse jo edhe Komisioni i Vlerësimit, nëse do të habiten, që iu vjen një emër që ata as nuk e listuan për tu votuar në Durrës.

Lista me kandidatët e konfirmuar:

1.      Ardian Muka

2.      Arjan Dedej

3.      Arlind Boshku

4.      Armand Teliti

5.      Artion Bajramaj

6.      Blerina Reçi

7.      Dejana Burgia

8.      Edlira Devolli

9.      Edmond Hoxha

10.    Enri Ceno

11.   Erald Dervishi

12.   Erzen Laçi

13.  Fatbardha Kadiu

14.  Florid Shazivari

15.  Gazmend Oketa

16.  Igli Cara

17.  Ivo Jorgoni

18.  Manjola Luku

19.  Merita Danovelli Çela

20.  Mirela Shala

21.  Nasild Alikaj

22.  Neritan Golja

23.  Oerd Bylykbashi

24.  Pëllumb Berisha

25.  Redi Myshketa

26.  Riselda Kalia

27.  Sokol Kapedani

28.  Xhorxh Aleksi

 

/e.rr

Next Post
Video/ Trump i jep fund spekulimeve për gjendjen e tij: Jam mirë, mezi pres t’i rikthehem fushatës

Video/ Trump i jep fund spekulimeve për gjendjen e tij: Jam mirë, mezi pres t'i rikthehem fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

August 25, 2026
SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

SHBA, disa të vdekur, mes tyre dhe fëmijë, pas të shtënave me armë dhe zjarrit në Montana

August 25, 2026
Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com