• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votëbesim Bashës nga krerët e degëve dhe kandidim i kritikëve nëpër bashki, propozimet surprizë

by A R
31/03/2018 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit para sfidës së radhës elektorale, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është angazhuar sërish për pajtimin e dy grupeve të mëdha kundërshtare në partinë më të madhe në opozitë; Grupit që përbën lidershipin aktual të partisë dhe të përjashtuarve nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Përpos propozimit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, siç edhe kërkuan kritikët e Lulzim Bashës në PD, Berisha mësohet se i ka kërkuar grupit të punës për ndryshimet statut reflektimin e disa kërkesave të linjës kundër Bashës në parti, me qëllim bashkimin e PD para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Burime pranë Partisë Demokratike thanë për Shqiptarja.com se një nga propozimet që po diskutohet, parashikon zgjedhjen e kryetarit të partisë nga kryetarët e të gjitha degëve të PD. Sipas këtij propozimi, fillimisht zhvillohen zgjedhjet për të gjithë krerët e degëve të Partisë Demokratike, sipas parimit një anëtar një votë. Më pas, kryetarët e rinj votojnë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Nëse ky propozim do të finalizohet dhe do të marrë miratimin e grupit kundërshtar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do t’i nënshtrohet një votëbesimi nga krerët e degëve, për të mbyllur kapitullin e pretendimeve sa i takon legjitimitetit të zgjedhjeve të fundit për kreun e PD, ku Lulzim Basha fitoi përballë Eduard Selamit, në garën sipas parimit një anëtarë një votë. Ky propozim do të reflektonte edhe kërkesën kryesore të grupit anti-Basha, i cili evidentohet me ish-deputetët Astrit Patozi, Arben Imami, Ridvan Bode, Jozefina Topalli etj. Kërkesa kryesore e të ‘zemëruarve’ është caktimi një datë për zhvillimin e zgjedhjeve në PD, ku të përfshihen të gjitha institucionet e saj, sidomos kryetari. Ndërkaq, me afrimin e zgjedhjeve lokale, nuk përjashtohet mundësia që Lulzim Basha të kandidojë disa prej kritikëve për disa bashki të rëndësishme, si një tjetër mundësi dhe instrument për bashkim. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse ku propozim do të përfshihet në draftin përfundimtar me ndryshimet në statutin e PD.

Tentativa e dytë e Berishës

Lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017 prodhoi një krisje të madhe në Partinë Demokratike. 30 figura nga grupi parlamentar në u kandiduan në zgjedhjet e 25 Qershorit. Ky vendim i Lulzim Bashës nxiti një rebelim nga të përjashtuarit. Duke vënë në pah gabimet e Bashës, Berisha u angazhua për një pajtim mes dy grupeve të mëdha kundërshtare në Partinë Demokratike. Berisha zhvilloi disa takime me eksponentët e rebeluar, përfshirë Astrit Patozin, Jozefina Topallin etj. Paraprakisht, e ashtuquajtura garda e vjetër e Partisë Demokratike, kishte shpallur disa kushte për të vendosur paqen në PD. Kjo tentativë u konsiderua pa rezultat pasi në fillim të muajit mars përfaqësuesit e grupit kundërshtar të Lulzim Bashës në PD, kanë paralajmëruar një lëvizje të re politike, duke mos përjashtuar as mundësinë e krijimit të një partie të re politike. Kjo është tentativa e dytë e ish-kreut të PD, Sali Berisha, për të rivendosur paqen në partinë që i la në duar Lulzim Bashës.

Propozime të tjera  

Një tjetër propozim, i cili po diskutohet nga grupi i punës edhe zgjedhjeve e krerëve të degëve të PD me të drejtë page, por parashikimin e ndalimit të tyre për të garuar për deputet apo kryetar bashkie. Por, ky propozim shihet me shqetësim, pasi mund të dobësojë figurën e kryetarit të degës dhe të zbehë raportin e tij me anëtarët. Ndërkaq, një tjetër propozim parashikon që kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie zgjidhjen nga anëtarësia e Partisë Demokratike, por kjo mund të çojë në dobësimin e kryetarit të partisë dhe fuqizimin e eksponentëve të ndryshëm që kanë ndikim të madh në bazë./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Pogradec/ Humb jetën në maternitet foshnja 4 ditëshe, nis procedimi penal për mjekun

Nuk raportuan plagosjen në punë të pacientit, procedohet mjeku dhe pronarja e biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In