• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votat nga Greqia, PD: Vullnet i patronazhistëve jo i shqiptarëve, posta shkeli kontratën me KQZ

by S T
16/05/2025 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marash Logu, përfaqësues ligjor i PD-së në KQZ, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka renditur disa nga arsyet sepse kjo parti kundërshton votat e ardhura nga Greqia me postë.

Logu shkruan se Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi.

“Asnjë votë që KQZ nuk sjell provën që është marrë dhe dorëzuar personalisht nga zgjedhësi nuk do të përfshihet në rezultatin e këtyre zgjedhjeve!”, shkruan Logu.

Postimi nga Marash Logu

Faktet lidhur me votën e diasporës në Greqi

Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.

Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë.

Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë mish mash.

Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë.

Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë.

Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.

Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë.

Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.

Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë.

Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre iu tha se zarfi ishte marrë tashmë.

Shkeljet flagrante të ligjit cënuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë.

Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi.

‼️ Asnjë votë që KQZ nuk sjell provën që është marrë dhe dorëzuar personalisht nga zgjedhësi nuk do të përfshihet në rezultatin e këtyre zgjedhjeve!

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Qarku Lezhë, i vetmi “battleground”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In