• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Votat e Greqisë “mollë sherri”, Noka përplaset me Ballën dhe urdhëron komisionerët: Asnjë votë nuk do të numërohet

by A R
11/05/2025 23:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, prej disa minutash i erdhi rrotull Parkut Olimpik ku udhëzonte komisionerët që të ndajnë veçmas votat e ardhura nga Greqia.

Nuk munguan edhe akuzat ndaj Taulant Ballës, të cilin e kishte të pranishëm aty. Socialisti nuk e la pa replikë, teksa i pranishëm Ishte edhe komisioneri Ilirjan Celibashi.

“thasët që ka mbushur Taulanti të dalin më vete, të numërohet vota e diasporës. Kjo është porosia. Thasët që i ka mbushur në Greqi atje ndaji. I numëron ti”, tha Noka duke iu drejtuar Celibashit.

“Po mirë a ka fakte që ta dimë”, pyeti Balla nga stolat e Parkut Olimpik ku po qëndronte.

Ndërkohë në një komunikim me gazetarët, Noka, duke folur me një gjuhë joetike ndaj gazetarëve, tha se çfarë kërkon PD-ja.

“Të ndahen veç me votat e diasporës. Porosia jonë është e plotë. Konform ligjit të numërohet çdo votë e çdo qytetari si në Shqipëri dhe në diasporë. Çdo votë do numërohet. Informacionet tona janë të bollshme për thasët e Taulantit”, tha Noka.

Por për çfarë “përplasen” PD-ja dhe PS-ja?

PD-ja, edhe në komunikime publike gjatë javës së kaluar ka kërkuar që të veçohen rreth votat nga Greqia. Sipas tyre, ka parregullsi dhe anomali në votat nga shteti grek.

“Është një kërkesë e thjeshtë, e arsyeshme”, tha më herët përfaqësuesi i PD pranë KQZ-së, Marash Logu.

Nga ana tjetër, drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla e ka konsideruar të paligjshme këtë kërkesë.

“Kërkesa bazohet në Kod Zgjedhor, kërkesa shoqërohet me prova  dhe është në një fazë tjetër të procesit. Numëruesi nëse nuk numëron fletët e votimit bazuar në nenin 330/a kryen një vepër penale për të cilën dënohen nga 6 muaj deri në 3 vjet burg. Tani këta ia kanë marrë dorën për t’i çuar njerëzit e vet në burg, por unë nuk besoj që numëruesve u ka ikur mendja të dëgjojnë këta. Besoj se nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se këta nuk kanë hall numërimi, këta kanë hall alibinë e humbjes”, tha Balla.

Next Post
Partnerja vjen nga një familje e majtë, Këlliçi: Jam sulmuar edhe brenda PD-së, për Annën ka vendosur zemra

“Bujrum pushka top”, përshkallëzon mes Këlliçit e Braçes: Ai që trash zërin, qante te zyra!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In