• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota për Tabakun dhe Alimehmetin, ishte votë politike kundër Berishës

by Ylli Pata
20/05/2025 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Adriana Kalaja duket që është një axhami që nuk merr vesh nga politika. Nuk njeh strukturat, fushatën, ka ndërruar 7 parti, nga PS te LSI, Libra, Sazan Guri, të gjitha bashkë. Në të gjitha konkurrimet nuk ja ka dalë. Në këtë fushatë garoi për PD dhe humbi.

Dhe kë ka sulmuar? Dy njerëzit më të votuar në listën e hapur të Tiranës. Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin. Të cilët i quan si njerëz që kanë marrë vota nga Rama.

Ilir Alimehmeti, kush e njef në PD e njef si një dishepull të doktorit e më shumë të Lirie Berishës, ndërsa Jorida Tabaku, ka qenë sa herë është zgjedhur, një personazh i strukturave të PD. Të cilat natyrisht nuk janë aq solide si organizatat socialiste, dhe më shumë duken se janë, por ka ardhur nga grupseksionet e PD.

E gjithë kjo është një hall më vete për doktor Berishën dhe për establishmentin e tij, që edhe pse kanë harxhuar aq shumë lekë, energji e natyrisht marrëveshje me Edi Ramën për ta bërë opozitën copë copë, strukturat e PD nuk e duan.

Ndryshe, nuk kishin votuar as Ilirin, as Joridën, por Kalanë. E cila ka folur gjithë kohën me gjuhën e Sali Berishës. Për katër vjetët e fundit të paktën.

“Do sulmojmë Ambasadën amerikane, do vendosim tritolin në kulla” e kullat më pas merrnin leje etj etj.

Problemi i votës ndaj Tabakut e Alimehmetit nuk është votë preferenciale, siç ka qenë në 2021 vota ndaj Belind Këlliçit në Kombinat, apo edhe kandidatëve të tjerë. Kësaj her vota e hapur nuk ishte votë preferenciale, por votë politike.

Po shikohet si në PS, edhe në PD. Është hera e parë e sipas gjasave do të nisë përplasja më vonë. Por vota e hapur është votë politike që në një farë mënyrë apo të gjitha mënyrat është votë kundër Sali Berishës.

Nëse në 2021 Berisha mund të justifikohej se hajt mo nuk bëra fushatë, këtë herë fushatën e ka para syve; në votat e Tabakut e Alimehmetit.

Një kryetar normal, e kupton mesazhin dhe krijon një ngjizje, i jep një fuqi përfaqësimi kësaj votës direkte, madje shumë të rëndësishme.

Përshëmbull: Joridën kryetare të grupit parlamentar dhe Ilir Alimehmetin, sekretar të Përgjithshëm të PD-së. Ose zëdhënës, pasi doktor Iliri është shumë i qetë dhe i ëmbël për mediat. E ka treguar që nga koha e panemisë.

Por Sali Berisha dhe figurat rreth tij e urrejnë këtë çift. Ata duan vetëm simfoninë e inatit. Që duan ta shesin për Wagner, por në fakt e ka kompozur ai që dogji kishën…

Next Post
Si u vra Kristian Marku? Zbulohet plani i mirëmenduar nga persona me përvojë nga bota e krimit

Si u vra Kristian Marku? Zbulohet plani i mirëmenduar nga persona me përvojë nga bota e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In