• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota për Jeruzalemin si vazhdim i protestës për Kryeprokurorin

by Alfred Peza
23/12/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Furtuna opozitare e radhës në një filxhan çaji dimëror, për votën pro të Shqipërisë në OKB ndaj rezolutës që hodhi poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, duket si vijimi me mjete të tjera, i debatit të brendshëm për çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Republikës. Protagonistët janë të njëjtë. Opozita dhe aktorët e faktorët e tjerë publikë pranë saj. Fjalori është i njëjtë po ashtu. Tonaliteti dhe nervi nuk ndryshojnë. Targeti për tu kryqëzuar, jo e jo.

Ndryshimi i vetëm në këtë fushatë të re, duket të jetë vetëm artikulimi i fortë i zërit publik që mungonte në debatin e parë; ai i Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta. Sinjalet e para të përfshirjes së tij në këtë rast, erdhën fillimisht andej nga edhe pritej ndoshta më pak. Nga ish partia e tij, LSI-ja. Sepse presupozohet se tashmë Presidenti është një faktor mbi palët. Numri 2 i LSI, tha se vota e Shqipërisë nuk ishte e konsultuar paraprakisht me Presidentin e Republikës. Ky qëndrim u pasua me një deklaratë të zëdhënësit të kreut të shtetit, i cila ishte në të njëjtën linjë me atë të LSI, duke riktheksuar se vota nuk përfaqësonte vullnetin e Presidentit.

Më pas, ka qenë vetë Presidenti Meta që i ka dërguar një letër Presidentit amerikan Tramp, si rrallëherë ndoshta kjo në praktikën e këtij institucioni, duke dalë formalisht dhe zyrtarisht kundër qeverisë së vendit që drejton. Në të shprehej shqetësimi se “vota kundër aleatit dhe mikut tonë të madh, është marrë pa asnjë konsultim paraprak me Presidentin e Republikës e Parlamentin dhe nuk pasqyron vullnetin e kombit dhe të popullit shqiptar”.

Letra u bë publike, ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportonin se Presidenti Trump ka filluar një kurs special për perfeksionimin e lojës së golfit. Ndërkohë që po i gëzohet suksesit për çështjen e fitores së tij të madhe politike,- premtim kryesor elektoral,- për shkurtimin drastik të taksave. E nga ana tjetër, faqet e mediave rozë dhe serioze, janë të mbushura me atmosferën e krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe me plot “ujëra të tjera trëndafili” si këto.

Kjo betejë e re politike, mediatike dhe publike e opozitës për Jeruzalemin, është si në formë ashtu edhe në përmbajtje, vazhdim i protestës të së hënës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, me mjete të tjera. Por me një ndryshim kyç nga e para. Në betejën për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm ky kor ishte kundër SHBA, Ambasadorit të saj në Tiranë z. Donald Lu, por edhe kundër BE, OPDAT e EURALIUS dhe të gjithë atyre ndërkombëtarëve që e mbështesnin këtë hap të finalizuar me votimin dhe zgjedhjen në detyrën e re, të znj. Arta Marku.

Ishin aq agresive kundër SHBA, ambasadës në Tiranë e Ambasadorit sa edhe pas votimit, për ta çuar deri në fund mllefin e tyre, i dërguan e-mail-e, sms, letra e mesazhe, telefonata, kërkuan që ta takonin, të sqaroheshin. Se ai nuk e paskësh kuptuar mirë se Edi Rama ia kishte hedhur, se këtë lojë e kishte bërë për të kapur Prokurorinë me ndihmën e SHBA etj, etj. Edhe shkuarjen e Ambasadorit Lu të nesërmen e hyrjes në zyrë të Kryeprokurores, nuk donin që ta quanin mbështetje, inkurajim dhe nxitje për ti shkuar reformës në drejtësi deri në fund.

Pasi kaluan disa orë, e më pas ditë, gjakrat filluan të ftohen dhe nisën të kuptonin se kishin shkuar shumë më larg sesa e mendonin me “antiamerikanizmin” e tyre, me qëndrimet e tyre “sovraniste”, “legjitimiste”, “Kushtetuese”, “të pavarura”. Ndaj duhej sajuar diçka urgjente për ta rikuperuar. Fati u buzëqeshi shpejt, sepse Shqipëria votoi në OKB jo kundër SHBA, por pro një rezolute me konsensus të gjerë ndërkombëtar. Në këtë votim SHBA-në e mbështetën 8 shtete, 35 të tjera abstenuan. Ndërsa Shqipëria bën pjesë në listën e atyre 128 shteteve që ishin pro mbajtjes së qytetit të Jeruzalemit me statusin aktual, si një qëndrim historikisht i njohur e i pranuar tashmë prej shumë e shumë dekadash.

Opozita jonë po të ishte në pushtet do të votonte njësoj si edhe mazhoranca aktuale. Ata e dinë këtë. Ua tha ministri i tyre i Jashtëm Besnik Mustafaj: Që në vitin 2005, PD vendosi një standard. Në politikën e jashtme, çdo vendim i Shqipërisë do të ishte njësoj me atë të BE! Kaq. Ky diskutim mbyllet këtu, për aq kohë sa edhe kjo votë e fundit e Shqipërisë në OKB, ishte si edhe ajo e BE.

Me proamerikanzimin e shtirur, me nacionalizmin e rremë dhe me anatemimin fals ndaj një vendimi që në asnjë rast nuk na prish dhe nuk ndryshon asgjë në thelbin e marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë, opozita do fitojë këtë radhë, atë që fitoi edhe të hënën në Parlament.

Për fatin e tyre të keq, ka qenë zëdhënësja e Departamentit Amerikan të shtetit, Heather Nauert ajo që e ka sqaruar edhe këtë “merak kaq të madh”, kur tha: “Vota në OKB NUK do të jetë i vetmi faktor që qeveria Amerikane do të marrë parasysh, në marrëdhëniet me shtetet e tjera”.(Alpenews.al)

Next Post
Moti për sot/ Dita do jetë me diell, por vishuni trashë

Moti për sot/ Dita do jetë me diell, por vishuni trashë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

September 25, 2026
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

September 25, 2026
Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit del para KPK, çfarë rezultoi nga shqyrtimi i figurës dhe pasurisë

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, u desh shorti për të përcaktuar fituesin!

September 25, 2026
Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

September 25, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kuvendi i Kosovës mban të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

September 25, 2026
Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

September 25, 2026
“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

September 25, 2026
“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

September 25, 2026
Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

September 25, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com