• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota kundër heqjes së imunitetit nga PL/ Meta: Nuk kam lidhje me Ahmetajn. Ka përgjegjësinë e tij

by Java News
27/07/2023 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një intervistë për gazetaren e ABC News, Erneta Shevroja, Meta u shpreh se Ahmetaj ka përgjegjësinë e tij, por është i bindur se në krye të aferës qëndron kryeministri Edi Rama.

Doja të kthehesha te çështja e Ahmetaj, nga ana juaj u vu re që patët një reagim shumë të vonshëm. Çfarë ndodhi zoti Meta?

“Reagimet e Partisë së Lirisë, mendoj se kanë qenë të menjëhershme. Votimi i deputetëve të Partisë së Lirisë besoj se ka qenë shumë i qartë, besoj se edhe reagimi im ka qenë në kohën e duhur dhe nuk ka pse të lihet shteg për ndonjë hamendësim. Nëse bëhet fjala sa i takn aferës së inceneratorëve, pa asnjë diskutim, Ahmetaj ka përgjegjësitë e tij, si ish ministër i qeverisë Rama, disa herë. Por në hierarkinë e përgjegjësive për aferën e inceneratorëve, janë shumë vende të tjera bosh dhe pastaj vjen Ahmetaj. Në krye dihet se kush qëndron. Qëndron pikërisht ai që kishte fuqinë për të imponuar një aferë të tillë dhe ato vendime të paligjshme.”

Meta deklaroi se nuk ka lidhje me Ahmetaj, sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Ju përmendët faktin që këtë herë, deputetët e Partisë së Lirisë kanë votuar pro heqjes së imunitetit për zotin Ahmetaj. Megjithatë, më parë ka ndodhur që kur Rama e shkarkoi zotin Ahmetaj nga zv.kryeministër, 3 deputetë, përfshirë zonjën Kryemadhi, kanë votuar kundër. Arysjea, dikush mund të mendojë që kjo është një provë që ka pasur një lidhje mes jush dhe Ahmetajt, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

“Nuk ekziston asnjë lidhje e tillë. Këto janë lidhje të nxitura, të supozuara nga Edi Rama dhe shtabi i dezinformatorëve të tij. Këto bëhen në kuadër të larjeve të hesapeve brenda partisë, pra, me idenë që ky që ishte njeriu më i besuar i partisë, bashkëpunon me armiqtë e jashtëm të partisë, prandaj duhet sakrifikuar dhe nuk duhet besuar. Nuk duhet besuar pikërisht sepse ka thënë që nuk isha aq i fuqishëm sa të imponoja një aferë kaq të madhe”./m.j

Next Post
Gara e turizmit, si pozicionohet Shqipëria? 2.7 të huaj për banor, këtë vit mund t`ia kalojë Greqisë dhe Malit të Zi

Gara e turizmit, si pozicionohet Shqipëria? 2.7 të huaj për banor, këtë vit mund t`ia kalojë Greqisë dhe Malit të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In