• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vota e zv.presidentit bën diferencën, Devos zgjidhet Sekretare për Edukimin

by A R
08/02/2017 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në Amerikë, një zv.president bën diferencën e një votimi tërësisht të barabartë mes atyre që aprovonin dhe atyre që kundërshtonin kandidaturën e presidentit Donald Trump për Sekretare të Edukimit.

Betsy DeVos ka arritur të sigurojë rolin e saj në kabinetin e presidentit Trump falë votës së zv.presidentit Mike Pence, teksa në Senat rezultonte një barazim 50 me 50.

DeVos, një miliardere që nuk ka asnjë eksperiencë me shkollat publike, është përballur me një seancë dëgjimore për konfirmimin e saj tepër të “hekurt” muajin e kaluar. Vetëm pak çaste pas përfundimit të votimit, ajo shkroi në rrjetin social “Twitter” se vlerësonte kujdesin e jashtëzakonshëm të Senatit dhe se ndihet krenare që do të shërbejë si Sekretare e Edukimit.

“Le të përmirësojmë mundësitë dhe rezultatet për të gjithë studentët amerikanë”, vijonte më tej “cicërima” e saj raporton TCH. Demokratët në Senat zhvilluan një debat thuajse 24-orësh nga e hëna në të martë, me shpresën të bllokonin konfirmimin e saj. Ata shpresuan se, maratona e diskutimeve përgjatë gjithë natës do të ushtronte më shumë presion ndaj senatorëve republikanë për të kundërshtuar kandidimin e saj, por rezultati foli në favor të sekretares.

Pence u bë gjithashtu i pari zv.president amerikan që hidhte një votë vendimtare në Senat që prej vitit 2008, kur Dick Cheney votoi atëherë kundër një plani për rregullimin e taksave. Asnjë demokrat nuk votoi në favor të DeVos, ndërkohë që dy senatorë republikanë i qëndruan deri në fund planeve të tyre për ta kundërshtuar konfirmimin e saj, duke e lënë Senatin në një situatë bllokade.

Kritikët thonë se DeVos, e cila është në favor të shkollave “charter” (prindërit zgjedhin shkollimin për fëmijët e tyre), nuk është e kualifikuar për të drejtuar Departamentin e Edukimit. Ajo u përball me një shqyrtim tejet intensiv përpara një komiteti të Senatit në janar, kur zuri titujt e parë të medieve për deklaratën se një shkollë në Ëyoming duhej të mbante armë për t’u mbrojtur nga arinjtë e murrmë./a.m.

Next Post
Dita e fundit e dorëzimit të formularëve të Vettingut nga gjyqtarët, Rama: 50 % të korruptuar, largohen

Rama 2 orë kritika Shtabit të Vlorës: LSI korr sukses me mitin e punësimit, ju merreni me intriga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In