• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e liderëve/ Kryesojnë Rama e Basha që fituan në kutitë e tyre, humbën Berisha, Meta e Kryemadhi

by Java News
02/05/2021 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka fituar në të gjithë kutitë në Tiranë ku kanë votuar liderët e politikës shqiptare me përjashtim të zonës ku votoi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

ABC ka bërë një vëzhgim në çdo kuti ku ka votuar kryeministri Rama, kreu i opozitës Basha, kreu i shtetit Meta, kryetarja e LSI, Kryemadhi, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edi Rama dhe Lulzim Basha betejën në 25 prill e nisën nga qendrat e tyre të votimit ku krahas betejës personale kërkuan edhe votë mbështetëse nga shqiptarët.

ABC ka bërë një vëzhgim në qendrat e votimit ku kanë votuar liderët e politikës shqiptare. Edi Rama ja ka dalë të bind bashkëfshatarët e tij në Surrel për ta mbështetur me votë ditën e zgjedhjeve. Kryeministri votoi në shkollën e Surrelit në njësinë Dajt.

Në përfundim të numërimit, në njësinë e tij të votimit Rama ka marrë 313 vota, ndërkohë që 151 fqinj të tij kanë votuar për 2 partitë e opozitës, 126 për PD dhe 25 për LSI.

Lulzim Basha ja ka dalë të fitojë në njësinë 8 por edhe në qendrën e tij të votimit. Kreu i demokratëve votoi në njësinë 8 të dielën e 25 prillit në qendrën e votimit 1929, ku në përfundim të numërimit PD ka marrë 234 vota, PS 182 vota dhe LSI 24 vota.

Monika Kryemadhi krahas humbjes së 15 mandateve në të gjithë vendin krahasuar me 2017, ka humbur edhe në njësinë 5 në qendrën e votimit 1817 ku krahas kryetares së LSI, në të njëjtën qendër votoi edhe Presidenti Meta.  Në këtë qendër votimi ka fituar PS me 126 vota, PD 89 vota dhe LSI ka marrë vetëm 18 vota.

PD ka pësuar humbje edhe në qendrën e votimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ish-kryeministri votoi në shkollën Kosova në 25 prill në qendrën e votimit 1728 ku rezulton që PS të ketë marrë 127 vota, PD 114 vota dhe LSI 14 vota.

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë mbështetjen e socialistëve në Farkë, në qendrën e tij të votimit 2084. Në këtë qendër PS ka m arrë 386 vota, PD 224 dhe LSI 26 vota.

Për herë të parë në Tiranë votoi edhe një kryeministër në Kosovë. Albin Kurti si shtetas shqiptar votoi në njësinë 5 në kryeqytet në qendrën e votimit 1818. Edhe në këtë qendër fituese ka dalë PS me 201 vota ndërkohë PD ka marrë 109 vota, LSI 39 vota dhe kandidati i vetëvendosjes Bojken Abazi 6 vota! ABC

Next Post
Bilanci ditor i Covid, 8 viktima dhe 488 raste të reja në Kosovë

COVID-19 në Kosovë/ Ulen të dhënat e infektimeve, regjistrohen 5 të vdekur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisja që çoi në shkarkimin e “kokave” të Milanit, përleshja fizike Alegri-Ibrahimoviç dhe ndërhyrja e Igli Tares!

Krisja që çoi në shkarkimin e “kokave” të Milanit, përleshja fizike Alegri-Ibrahimoviç dhe ndërhyrja e Igli Tares!

May 26, 2026
Përshkallëzohet situata, operacione tokësore izraelite në territorin libanez

Përshkallëzohet situata, operacione tokësore izraelite në territorin libanez

May 26, 2026
Me plisa dhe flamurin kuq e zi, nis protesta në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Me plisa dhe flamurin kuq e zi, nis protesta në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

May 26, 2026
Balliu “shpërthen” ndaj Berishës: Sali, i vetmi i përdalë politik në PD e ka emrin Shkëlzen Berisha!

Balliu “shpërthen” ndaj Berishës: Sali, i vetmi i përdalë politik në PD e ka emrin Shkëlzen Berisha!

May 26, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Po përpiqesh të zëvendësosh problemet reale të medias me statistika propagande

Tabaku i përgjigjet Ramës: Po përpiqesh të zëvendësosh problemet reale të medias me statistika propagande

May 26, 2026
Ebola vazhdon të përhapet, autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz nëse nuk ndërhyhet shpejt

Ebola vazhdon të përhapet, autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz nëse nuk ndërhyhet shpejt

May 26, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

May 26, 2026
“Asnjë kontratë s’mund të fshihet në hije”, Diella prezanton në Çeki reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

“Asnjë kontratë s’mund të fshihet në hije”, Diella prezanton në Çeki reformën për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

May 26, 2026
Ilir Meta: Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Hagë që e amniston!

Ilir Meta: Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Hagë që e amniston!

May 26, 2026
Kokalari paralajmëron tjetër denoncim në SPAK për familjen “Berisha”: Nuk do t’jua fal nëse nuk sqaroheni kujt po i thotë Saliu i “përdalë politik”!

Kokalari paralajmëron tjetër denoncim në SPAK për familjen “Berisha”: Nuk do t’jua fal nëse nuk sqaroheni kujt po i thotë Saliu i “përdalë politik”!

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In