• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e emigrantëve/ Tabaku: Projektligji të futet me doemos në mekanizmat e Parlamentit

by Java News
26/12/2023 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javë më parë, deputetët e opozitës i dërguan Kuvendit një kërkesë për miratimin e ligjit që u mundëson votën emigrantëve. Ndërsa ende nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë në këtë drejtim, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se projektligji duhet futur me doemos në mekanizmat parlamentarë.

Ajo shton se Parlamenti do të dështojë sërish për të mundësuar votën e pjesës më të madhe të popullsisë së Shqipërisë,

Reagimi i plotë:

Politika nuk është  ajo çfarë thua por është mbi të gjitha ajo çfarë bën!

Për vite me radhë politika ka ligjëruar bukur për nevojë edhe mundësinë e votës për të gjithë shqiptarët, duke nënkuptuar edhe votën e diasporës. Një e drejtë kushtetuese që fatkeqësisht është mohuar për 3 dekada me radhë dhe veçanërisht në dekadën e fundit ku edhe kërkesa e tyre ka qenë më e mirë artikuluar. Kësaj kërkese dhe të drejte kushtetuese i janë përgjigjur me retorikën boshe mazhoranca që ka votuar çdo ligj në parlament këto 10 vite. Ata që kur vjen puna për ta kthyer në ligj kërkesën e emigrantëve kanë heshtur duke vazhduar retorikën e një ushtrimi teorik me foljen “duhet”!

Fatkeqësisht, parlamenti që nuk ka lënë ligj me porosi pa miratuar në këto dhjetë vite dhe deputetët që shpesh janë kthyer në marioneta që firmosin letra bosh për ligje që as i kanë pyetur më parë nuk ka prodhuar asnjë reformë të denjë për votën e diasporës. Një parlament që ka prodhuar pak reforma, pak ligje dhe thuajse asnjë ndryshim për mirë në jetën e qytetarëve. Një parlament që u end më shumë në kërkim të një dakordësie të vogël mes disa palëve dhe jo marrëveshje të madhe për t’i dhënë të drejtën e munguar shumicës së shqiptarëve. Por e gjitha kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe me se s’bën na duhet të gjejmë një mekanizëm për të rifutur në diskutime parlamentare pikërisht temën e votës së diasporës.

Kështu me disa kolegë të opozitës vendosëm të bashkëfirmosim kërkesën e përfaqësuesve të “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” që kanë propozuar një draftligj për mundësimin e votës së emigrantëve. Një propozim që merr formë sidomos një vit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron parlamentin të rregullojë votën e tyre. Duket se përsëri parlamenti do ta dështojë për ta bërë një reformë të plotë elektorale për të adresuar të gjithë problemet e zgjedhjeve por nuk duhet të dështojë për të mundësuar votën e mërgatës! Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota!

/f.s

Next Post
Zjarri në Lushnjë/ Dëme të mëdha në qendrën tregtare, kati i katërt i shkatërruar tërësisht

Zjarri në Lushnjë/ Qendra tregtare ishte e siguruar, ja kush është administratori dhe aksioneri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Kurti po i ofron “ujë në shoshë” opozitës

October 4, 2026
Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

October 4, 2026
“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

October 4, 2026
BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

October 4, 2026
Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

October 4, 2026
Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

October 4, 2026
U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

October 4, 2026
Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

October 4, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

October 4, 2026
“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com