• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e emigrantëve/ Majko: Këshilli Politik mori dje një vendim të jashtëzakonshëm, t’i japim zgjidhje një tjetër problemi për shqiptarët jashtë vendit

by Ardit Rada
25/06/2020 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Diasporës Pandeli Majko pas vlerësimit të hapit që u hodh dje nga palët politike në Këshillin Politik për votën e emigrantëve, ngriti në foltoren e Kuvendit një tjetër problem me të cilën hasen shqiptarët jashtë vendit.

Problemi lidhet me pajisjen me pasaportë. Për ta ilustruar, Majko mori dy shembuj, shqiptarët në Kanada që duhet të udhëtojnë dy herë në Nju Jork për t’u pajisur me pasaportë, por ashtu edhe ata në Kretë të Greqisë, që duhet të shkojnë në Athinë. Majko iu drejtua deputetëve duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje që në momentin që të kenë të drejtën e votës mos të përballen me këtë problem.

“Është një moment i rëndësishëm, shtyrja e afatit të pasaportave për personat mbi 75-vjeç është akt i rëndësishëm që prek edhe shqiptarët jashtë vendit. Kemi gati gjysmën e popullisë jashtë vendit. Kemi rastin e Kanadasë, shqiptarët shkojnë në Nju Jork për të bërë pasaportat, duhet të udhëtojnë dy herë nga cdo cep i Kanadasë në Nju Jork. Rasti i dytë është Kreta, ka 35 mijë shqiptarë që jetojnë atje, duhet të shkojnë dy herë me avion në Athinë, të japin gjurmët e gishtave dhe të presin lajmërimin për të shkuar.

Ne kemi dhënë një ndihmë të madhe për personat mbi 75-vjeç, u urojmë jetë të gjatë edhe 100, por shqetësim duket të kemi shpërndarjen e këtyre dokumenteve për shqiptarët në të gjithë botën, është një problem shumë i madh. Shpresoj që shumë shpejt të ulemi bashkë me kompaninë franceze dhe gjendjen Civile se kjo është një nga emergjencat më të mëdha. Dje këshilli politik mori një vendim për rakordimin dhënien në parim për shqiptarët jashtë vendit, është reformë esenciale.

Dje u ndez drita jeshile, se në komisionin e reformës do të merren vendimmarrjet bazuar në këtë marrëveshje dhe ne t’u japim jo vetëm një lajm, por atë të drejtë Kushtetuese të mohuar. E drejta e votës nëse nuk shoqërohet me këto kapacitete, ky do të kthehet në një problem të madh. Kjo nuk duhet të kthehet në sherrnajë që nuk kemi mundësi të nxjerrim pasaportat për aplikimin e së drejtës së votës. Kërkoj ndihmën e parlamentit për një nga elementët më thelbësor” tha ai.

/e.rr

Next Post
“Kemi lloj lloj idioti e halabaku”, Valteri “thumba” Ralf Gjonit dhe kërkesa për Manastirliun: Bëni edhe testin e inteligjencës në Kuvend

“Kemi lloj lloj idioti e halabaku”, Valteri "thumba" Ralf Gjonit dhe kërkesa për Manastirliun: Bëni edhe testin e inteligjencës në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In