• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e emigrantëve/ Gjiknuri zbardh detajet e marrëveshjes: Do të numërohen për Qarkun e Tiranës, infrastruktura është gati

by Ardit Rada
22/06/2020 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryetari në komisionin e Reformës Zgjedhore nga radhët e shumicës parlamentare, Damian Gjiknuri, sqaroi detaje nga marrëveshja mes palëve, sa i takon votës së emigrantëve. Në takimin online me këshillin koorodinues të diasporës, Gjiknuri theksoi se çështja e votës së emigrantëve është përfshirë në proces, ndonëse ishte një proces i vështirë politik.

Ndër të tjera Gjiknuri sqaroi se të gjithë emigrantët, që do të votojnë me postë ose në mënyrë elektronike, do të numërohen në Qarkun e Tiranës, pasi ata do të rezultojnë të regjistruar pikërisht në kryeqytet.

“Reforma Zgjedhore është zhvilluar në një kontekst të vështirë politik. Nuk ishim në kushte normale si reformat e tjera, pasi ishim në një situatë ku dialogu me opozitën ishte thuajse i munguar. Për këtë, çështja e emigrantëve duhej sqaruar me shumë kujdes. Megjithatë, morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë, në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur. Nisur nga konteksti aktual, ku emigrantët duhet të votojnë sipas një regjistri paraprak, tashmë infrastruktura është gati. Për këtë vendosëm që në Kodin Zgjedhor procedurat e votimit, me postë ose elektronike, t’ia delegojmë KQZ. Në Kod u sanksionua që është KQZ ajo që udhëheq procesin. Kushdo emigrant, i cili është i regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve, dhe do të ketë mundësi të votojë.

Duhet që emigranti, diaspora, shqiptari me banim jashtë vendit, duhet të jetë i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile. Vota e tyre do të llogaritet në Qarkun e Tiranës. Pra, emigrantët e regjistruar në regjistër dalin në Qarkun e Tiranës. Në zgjedhjet e para numri do të jetë i vogël, por nëse do të aplikojmë në këto zgjedhje 20-30 mijë emigrantë, do të nxjerrim mësime për zgjedhjet e tjera. Meqë është listë unike, vota e tyre do të llogaritet në Tiranë, e cila ka dhe më shumë mandate”, tha Gjiknuri.

/e.rr

Next Post
Pjesëmarrje e ulët dhe zhgënjim, ODIHR kritika për zgjedhjet në Serbi

Pjesëmarrje e ulët dhe zhgënjim, ODIHR kritika për zgjedhjet në Serbi

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    6 years ago

    Politikane te toksikuar deri palce. Emigrantet kane regjistrin e tyre te gjendjes civile neper katunde e qytete te ndryshme dhe atje duhet te shkoj vota e tyre dhe jo per ajken e korrupsionit qe eshte ne Tirane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
Tërhiq e mos e këput…

Tërhiq e mos e këput…

October 7, 2026
VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

October 7, 2026
Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

October 7, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Hetimi për publikimin e videove intime me VIP-at, zbulohen detaje të reja! Adi Hila shkatërroi hardiskun e kamerave! Ja çfarë alibie dha

October 7, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Synohet bashkimi i opozitës, publikohet programi dhe anëtarët e Forumit të Dialogut Politik

October 7, 2026
Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

October 7, 2026
Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

October 7, 2026
Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com