• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vota e emigrantëve, e frikshme”. Krijohet Agjencia e posaçme për Diasporën

by A R
16/10/2017 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do mbyllet me sukses regjistrimi i plotë i të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë. Gjatë prezantimit të “Planit për diasporën”, kryeministri Rama falënderoi të pranishmit, përfaqësuesit e LSI dhe partnerët e vendeve të tjera, duke i bërë thirrje PD që të jetë e pranishme, pasi sipas tij, kjo është një temë që nuk ka qasje të majtë apo të djathtë, por ka qasje unifikuese kombëtare.

“Ministri ka bërë të mundur që në këtë tryezë të gjendet sot një dokument i rëndësishëm si pikënisje që ta çojmë përpara dhe ta mbyllim me sukses regjistrimin e plotë të të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë. Dua të falënderoj përfaqësuesit e LSI dhe nuk është sekret që me të njëjtën gatishmëri dhe sens të interesit të përbashkët të kishim këtu dhe përfaqësuesit e opozitës kryesore, PD, sepse kjo është një temë që s’ka qasje as majtas as djathtas, por qasje unifikuese kombëtare. Falënderoj përfaqësuesit e vendeve partnere që janë këtu dhe kam besim që eksperienca e shumëllojshme dhe e pasur e vendeve të përfaqësuara është një burim, që ne mund ta shfrytëzojmë në funksion të këtij procesi”, tha Rama.

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, po prezanton strategjinë  e re të diasporës dhe migracionit, për të eliminuar problemet e këtyre të fundit. Nga Kryesia e Kuvendit, ku po prezantohet “Plani i veprimit për diasporën”, Majko tha se do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit.

Më tej, ministri deklaroi se do të krijohet një gazetë për diasporën dhe shumë shpejt do ketë dhe një kanal TVSH, që do iu kushtohet problemeve të tyre.

“Do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit. Shqipëria dhe Kosova mbulojnë së bashku një projekt mjaft të gjerë të diasporës. Plani për diasporën duhet të nisë zbatimin menjëherë. Do jetëzohet vota e emigrantëve. Vota e emigrantëve ‘e frikshme’ për sistemin tonë. Do krijohet gazeta për diasporën dhe shumë shpejt do jetë dhe kanali TVSH 3 që do iu kushtohet problemeve të diasporës”, tha Majko.

Next Post
Qeni i familjes kafshon për vdekje 11-vjeçarin

Qeni i familjes kafshon për vdekje 11-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Việt Nam – Đánh giá uy tín và an toàn – Hướng dẫn đăng ký – APK 2026

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In