• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Numërimi i votave nga Greqia, KQZ anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë te Parku Olimpik, lejohet vetëm nga një për subjekt

by B K
15/05/2025 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në pritje të mbledhjes së nesërme për hapjen e 53 mijë zarfave të votave të Greqisë që u bllokuan me kërkesë të PS, kryekomisioneri i KQZ merr vendimin e ri.Partitë garuese do kenë vetëm nga një vëzhgues në qendrat e numërimit te “Feti Borova”. Shoqëria Civile duhet të aplikojë deri nesër në 12:00, subjektet deri në 24:00Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi anulon pothuajse të gjitha akreditimet për vëzhguesit e partive në qendrat e numërimit për votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova”.

Sipas vendimit të firmosur dhe vulosur sot nga kryekomisioneri, theksohet se secili prej 11 subjekteve politike në garën elektorale do të ketë vetëm nga një vëzhgues të akredituar pranë grupeve të numërimit apo të ndarë sipas qarqeve, kurse për të tjerët ai anulohet.

Do të lejohen vetëm vëzhguesit e mediave me akreditim dhe ata ndërkombëtarë. Do të lejohen vëzhgues edhe nga shoqëria civile, por vetëm pasi të bëjnë aplikimin sipas procedurave.

Kërkesat duhet të paraqiten në KQZ deri ditën e nesërme, deri në orën 12:00 për shoqëritë civile dhe deri në 24:00 për ata të partive politike.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimimi brenda 3 ditëve nga shpallja e tij, sipas ligjit.

Ky vendim duket se merret në prag të mbledhjes së nesërme që do zhvillohet pas kërkesës së PS për të nisur numërimi i votave të bllokuara të diasporës së Greqisë. PS ka akuzuar Celibashin për shkelje të ligjit me pranimin që në fillim të kërkesës së PD për të bllokuar këtë numërim. Nesër mund të vendoset hapja dhe numërimi i 53 mijë zarfeve nga Greqia.

Next Post
S’ka tym të bardhë! Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

S’ka tym të bardhë! Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In