• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e diasporës/ Leka: Numri i të regjistruarve, surprizë! Mund të ndryshojnë balancat elektorale

by B K
04/03/2025 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa ditë më parë, parlamenti miratoi me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke lehtësuar procesin e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Deputeti i PS, Lavdrim Krashi, i ftuar në “Real Story” e cilësoi këtë si një hap historik, duke shtuar se për shumë vite, diaspora ka qenë “shteti i munguar social i Shqipërisë”.

Analisti Martin Leka tha se surprizë ishte fakti që janë regjistruar më shumë se 200 mijë emigrantë, që sipas tij, krijon një premisë për të ndryshuar balanca elektorale.

Ndërkohë Anila Hyka, anëtare e Këshillit Kordinues të Diasporës u ndal te grupmosha e emigrantëve të regjistruar. Ajo thotë se grupmoshat më të interesuara janë 26-35 vjeç dhe 36-45 vjeç, që sipas saj përbëjnë një këmbanë alarmi për partitë politike, pasi cilësohen si elektorati gri.

Pjesë nga diskutimi: 

Anila Hyka: Nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një proces i gjatë me një hap para dhe dy mbrapa për shkak të mesazheve që na jepnin që jo po është e vështirë, pse duhet të votoni ju, dhe fakti është që edhe në zgjedhjet e kaluara, u miratua ligji nga parlamenti dhe në fund fare iu la 6 muajsh dhe ishte i pazbatueshëm. Ishte një hap pozitiv me gjithë vështirësitë që hasi duke e shtyrë deri në minutat e fundit dhe duke lënë një hapësirë të shkurtër KQZ. Gjithë etapat janë bërë në kohë rekord, dhe për këtë mund të them, KQZ e ka bërë në kohë rekord.

Lavdrim Krashi: Diaspora për 35 vite është shteti i munguar social i Shqipërisë, është ajo që ka bërë ato gjëra që shteti ka qenë i pamundur, në raste të veçanta pa patur dëshirën për të bërë detyrimin kushtetues ndaj taksapaguesve. Në këë sens arritja e votës së diasporës është historike. Fakti është që në Shqipëri të paktën në 20 vitet e para të demokracisë, që u shoqërua me largime masive të shqiptarëve, pak është folur për diasporën. Ndërkohë kënaqësia më personale është që për 3 vitet e fundit është folur jo thjesht për votën e diasporës por edhe për raportin që duhet të ketë shteti amë me diasporën kudo që është shumë më shumë se në 30 vitet pararendëse.

Martin Leka: Diaspora është në disa nivele. Diaspora përbën që nga njerëzit që kanë ikur 35 vjet përpara, në periudha të ndryshme, ndër më skandalozet në ‘96-‘97, më tej ka ndodhur migrimet e tjera. Arsyet e ikjes, politika i përdor sipas interesave të veta por të kemi parasysh faktin që në shoqërinë e hapur, emigracioni është fenomen normal, përveç rasteve kur ikën politikisht kur regjimet janë diktatoriale, gjë që nuk lidhet me Shqipërinë. Janë një masë e vogël që ikin për arsye të trysnisë politike apo problemeve të tjera. Të tjerat mendoj unë janë për shkaqe si kushtet e jetesës. Secili prej nesh është prekur nga emigracioni. Kur kalojmë te vitet, është problem. Ata që kanë ikur prej kohësh, kanë fituar një imunitet nga politika shqiptare. Kam thënë se nuk i kalon 100 mijë dhe regjistrimi më shumë se 100 mijë vetë është surprizë. Mendoj se krijon një premisë për të ndryshuar balanca elektorale. Por që të ndryshojë balanca elektorale në favor të opozitës, duhet të kemi parasysh edhe targetin. Mendoj se këtu ka dy parti dhe më vjen keq që nuk i konsideroj partitë e vogla. Do të doja të ishin një forcë tampon që të krijojë por nuk e mendoj këtë edhe në këto zgjedhje. Në këto zgjedhje duhet analizuar shtresat që regjistrohen për të votuar.

Anila Hyka: Kërkesat sipas grupmoshave nga 26-35 vjeç janë 64 935, shifër goxha e mirë. 36-45 vjeç janë 63 787, janë ato që ndoshta në Shqipëri ka qenë elektorati gri. Një element që duhet t’i japë disa këmbana alarmi edhe partive politike, janë këta që janë më konservatorë. Se njeriu ku qëndron gjatë në një vend pune apo ku ka zonën e komfortit, kthehet më komfort për zonën që ka dhe është më e vështirë për të pranuar ndryshimin pa e paragjykuar. Ajo që unë nuk jam dakord se njeh vetëm dy parti, personalisht unë mbështes edhe këto partitë e vogla të reja në sensin pozitiv sepse edhe ne vetë që flasim nëpër media nuk them se duhen mbështetur në sensin që janë më të mirët por që të bëhesh forcë duhet të fillosh hap pas hapi dhe këta kanë filluar.

Next Post
Zgjedhjet, Krrashi: Diaspora, skanim politikës në 35 vite

Zgjedhjet, Krrashi: Diaspora, skanim politikës në 35 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In