• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e Diasporës dhe listat e hapura, Idrizi: Ja datat më të përshtatshme për zgjedhje

by A R
20/11/2024 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vota e diasporës dhe listat e hapura, kanë qenë në fokus të PDIU-së në takimin me presidentin Bajram Begaj gjatë konsultimeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një deklaratë për mediat pas takimin, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se duhen miratuar të gjitha aktet e KQZ-së për votën e Diasporës, por edhe të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura. Në këtë kontekst ai propozon datat 4 dhe 11 maj si datat më të përshtatshme për zgjedhjet.

“Data e zgjedhjeve është data kur partitë pushojnë dhe pushtetin e merr qytetari dhe nuk mund të ndodhë që partitë politike nëpërmjet dakordësive dypalëshe të japin avantazh zgjedhor vetes së tyre. Kjo ka krijuar edhe këtë vonesë. Do të shohim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura që shqiptarët të kenë mundësi  të zgjedhin jo vetëm për partitë, por edhe brenda tyre. Por edhe për t’i dhënë më shumë kohë për shkak të pengesës për dakordësinë te rregullatori për të kuptuar modalitetet sesi do të votojnë diaspora, të cilës ia kemi shumë borxh, se janë ata që sjellin 1 miliardë euro në Shqipëri. Ne kemi insistuar shumë si PDIU edhe për Ministrinë e Diasporës edhe për atë që vazhdon të mbetet kontributori më i mirë në ekonomi dhe ambasadori më i mirë kudo janë. Brenda këtyre datave këto kanë qenë në vëmendjen e PDIU. Mundësia për procedurën dhe kohën për t’ju drejtuar Diasporës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të sjellë ndryshime të tjera. Në këtë kuptim janë datat e dyta më të përshtatshme për zgjedhje sipas PDIU”.   

Presidenti Bajram Begaj nisi këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule, të cilët propozuan datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale.

/a.r

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish të persekutuara para një dekade. Po sot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In