• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Voskopoja ‘mbretëresha’ e festimeve, dyndje për natën e ndërrimit të viteve

by A R
31/12/2017 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarë të shumtë por edhe turistë kanë zgjedhur Voskopojën për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Mësohet se të gjitha bujtinat, hoteleritë janë të pronotuara të paktën deri më 3 janar.

Këtë raport për ATSH e jep banori dhe hotelerieri   voskopojar Thanas Samaraj. “Je tepër vonë për në Voskopojë,vendet janë zënë me kohë miku im”, thotë Nasi.

Voskopoja, në krahun perëndimor të  qytetit të Korçës, është një nga qendrat më të bukura turistike në vend që vizitohet në çdo stinë.

Është e bukur në pranverë ku natyra, gjelbërimi dhe ngjyrat e stinës bëhen bashkë për të krijuar tablo natyrore mjaft piktoreske, në verë kur temperaturat janë ideale për të larguar të nxehtin dhe kaosin e qyteteve të mëdha; në vjeshtë ku e kaltra e qiellit, përzihet me ngjyrën e kuqërreme të gjetheve dhe të gjelbrën e barit mbi lëndina; në dimër me bardhësinë dhe mundësinë për të ushtruar sportet dimërore.

Djep i kulturës bizantine ndër shekuj, plot histori e trashëgimi monumentale, kulturë, art,  ashtu siç tregohet nga historia ka qenë një qytet i banuar që nga vitit 1330 që arriti kulmin e lulëzimit në 1764, kur kishte më shumë se 30.000 banorë, 24 kisha, akademi, bibliotekë dhe shtypshkronjë.

Shërbeu si urë lidhëse midis vendeve fqinje Greqi e Turqi.

Shkatërrimin e parë e pati në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916.

Sot ruan ende vlera të mëdha të artit mesjetar dhe copëza të shkëlqimit të dikurshëm me Kishën e Shën Athanasit dhe Manastirin e famshëm të Shën Prodhimit.

E para, që dikur ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit, është kisha e katërt e të njëjtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë gjatë viteve 1721-1724.

Ndërsa Manastiri i Shën Prodhimit është themeluar në shekullin 14-të, gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës.

Voskopoja ka qenë djep i frymëzimit të poetëve e piktorëve të mëdhenj. E pozicionuar bukur mes kodrave, pyjeve me gjelbërim të përhershëm, Voskopoja është vendi ideal për t’u vizituar, në të gjitha stinët e vitit.

Gjen aty një pistë skish për dimër, ajër të pastër, mikpritje, çmime konkurruese dhe ushqim të shkëlqyer.

Është vendi ideal për zhvillimin e turizmit malor dhe llojeve të tjera të sporteve verore dhe  dimërore.

Pasi të keni vizituar objektet e famshme të artit bizantin që ruajnë ende vlera të rralla e të papërsëritshme, mund të shijoni gastronominë tradicionale të zonës duke patur në krye të tryezës lakrorin e famshëm.  Voskopoja “nusëron “edhe në dimër. /ATSH/b.d

Next Post

Tri pritshmëritë evropiane të 2018 në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

February 19, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

“Rrini si pula para të huajve”, Berisha-mazhorancës: Rama po ju përdor si lolo

February 19, 2026
I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

February 19, 2026
KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In