Rreth 100 ton miell janë bllokuar ditën e sotme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shkelen kushtet higjeno-sanitare. Mielli i bllokuar rezulton të jetë i kompanisë “Agroblend sh.p.k” e cila është në pronësi të kreut të bashkisë Vorë Fiqiri Ismaili, pjesë e PD.
Kjo ka sjellë reagimin e selisë blu e cila e ka quajtur urdhër të kreut të Kuvendit Ilir Meta. I menjëhershëm ka qenëq reagimi i Ministrisë së Bujqësisë e cila sqaron se miellit i janë bërë një sërë analizash dhe më pas është marrë vendimi. Sipas Ministrisë politizimi i kësaj çështje është absurd.
Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë: Politizimi absurd!
Bazuar ne legjislacionin ne fuqi per sigurine ushqimore u moren masat urgjente te ndermjetme te nderprerjes se menjehereshme te aktivitetit, dhe te bllokimit te 41.3 ton miell deri ne daljen e pergjigjes se analizave. Gjithashtu ndaj subjektit u mor masa administrative gjobë në vlerën 400 000 lekë (katerqind mijë) lekë. Pas daljes se pergjigjes se analizave nga laboratori i Sigurise Ushqimore (ISUV), ku mielli i derguar nga inspektoret e AKU, per analize rezultoi pozitiv per aflatoxin, me date 23.05.2015 Drejtori I DR AKU Tirane, per garantimin e sigurise ushqimore te konsumatorit duke ju referuar gjurmueshmerise se produktit miell I cili rezultoi pozitiv, incion inspektim ne subjektin “Agroblend shpk “ me perfaqesuese Znj.Hava Ismaili me aktiviteti Prodhim, ambalazhim, etiketim te miellit me adrese ne Mucaj Vore. U moren mostra per analize duke u derguar ne ISUV dhe u be bllokimi i produktit perfundimtar miell ne sasine 100 ton dhe e produktit lende e pare grure ne sasine 6800 ton deri ne daljen e pergjigjjes se analizave. Pas ketij lajmi reagoi partia demokratike duke aluduar se bllokimi eshte bere ppolitikisht por ministria e bujqesise sqaron Ministria e Bujqesise deklaron se mostrat e miellit te rezultuara te ndotura me aflatoksine jane konstatuar ne disa subjekte ne Tirane, Fier ne magazinat e tyre te shperndarjes. Nderkohe po vazhdon kontrolli ne Durres, Korçe dhe Vlore.AKU ka bere bllokimin e ngarkeses dhe po gjurmon origjinen e ndotjes. Analizat jane kryer nga ISUV me metoda te certifikuara nderkombetarisht. Mostrat do dergohen per rianalizim edhe ne nje institut te references te BE. Politizimi i bere nga opozita eshte absurd dhe i demshem per sigurine e Konsumatorit.
PD: Bllokimi i miellit me urdhër të Metës
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje e bllokimin e 100 ton miell të kompanisë së krybashkiakut demokrat Fiqiri Ismaili në Vorë. Në një dalje për mediat, deputeti Astrit Patozi e cilësoi këtë si një urdhër të kreut të Kuvendit Ilir Meta. Sipas tij kjo është në valën e presionit ndaj bizneseve dhe simpatizantëve të PD që po ushtrohen nga policia dhe strukturat e LSI.
Më poshtë fjala e plotë e Astrit Patozit:
Strukturat mafioze të LSI-së në qeveri shënuan sot një sulm të ri ndaj zgjedhjeve të lira në Bashkinë e Vorës, duke vënë në shënjestër direkt kandidatin e opozitës, Fiqiri Ismaili. Ministria e Bujqësisë dhe Autoritet i Kontrollit të Ushqimit, që drejtohen me telefon nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta urdhëruan mbylljen e fabrikës së miellit të zotit Ismaili, pa asnjë arsye dhe në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore. Një grup kontrolli nga AKU zbarkoi në fabrikë të shtunën, ndërkohë që vendimi arbitrar u mor një ditë më pas, papritur edhe afatet më minimale që të verifikoheshin rezultatet e analizave. Të gjithë ne e dimë se adminisrata shtetërore e ka pushim të shtunën dhe të dielën, por kjo me sa duket nuk vlen për horrat e LSI-së në qeveri, të cilët punojnë në mënyrën e tyre, me bllok në dorë. Duhet të theksoj se kryetari aktual i bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili ushtron një aktivitet të ligjshëm biznesi, që nga viti 1992 dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur probleme te tilla me autoritetet. Ndërkohë fabrika e miellit, që u pezullua me urdhër politik, është hapur që në vitin 2012 dhe nuk ka pasur deri tani as shqetësimin më të vogël. Goditja e biznesit të zotit Ismaili vjen pas një vale presioni mbi të gjitha sipërmarrjet private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e bashkisë së Vorës dhe pas trysnisë që po ushtrojnë forcat e policisë dhe elemente kriminale mbi aktivistet e Partisë Demokratike. Një klimë e tillë represive në fushatë nuk mbahet mend asnjëherë në Vorë, madje as edhe në zgjedhjet e 2001-it, që kanë qenë më të këqijat në këtë aspekt. Partia Demokratike e konsideron këtë si një ndërhyrje të pastër të mafies qeveritare për të prishur zgjedhjet e 21 qershorit dhe për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Ajo kërkon ndërprerjen e menjëhershme të kësaj fushate të shpifur presioni dhe terrori shtetëror, që po ushtrohet prej ditësh në gjithë territorin e bashkisë së Vorës, duke paralajmëruar të gjithë abuzuesit se do të vihen pa asnjë diskutim para përgjegjësisë. Ndërkohë, sulmi mbi kandidatin Ismaili dhe çdo rast tjetër i ngjashëm do të vihet në dispozicion të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it në Tiranë. Po ashtu, i kujtojmë Ilir Metës dhe çdo shërbëtori të verbër të tij që ta harrojnë se me këto forma të ulëta dhe ordinere do të arrijnë qëllimet e tyre në Vorë. Fiqiri Ismaili dhe Partia Demokratike do të dalin më të fortë prej tyre dhe ata i pret një humbje shembullore në këtë njësi administrative. Ndërkohë, i bëjmë thirrje kryeministrit që të mbajë larg duart e pista të pushtetit, që duan të prishin zgjedhjet në Vorë. Pavarësisht, se e njohin edhe kreativitetin dhe fantazinë e posaçme që kanë skalionet e LSI-së në administratën e tij, ai do të konsiderohet njësoj bashkautor dhe bashkëpërgjegjës me Ilir Metën, në rast se nuk merren masa që dhuna dhe presioni të ndalen.
AKU: Bllokohen 100 ton miell i kompanisë “Agroblend sh.p.k”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 100 ton miell të firmës “Agroblend sh.p.k”, e cila është kompani e kryebashkiakut demokrat të Vorës, Fiqiri Ismaili.
Sipas AKU-së mielli është bllokuar pasi nga kontrollet e ushtruara rezultoi se ka shkelje të kushteve higjeni-sanitare.
“Bazuar ne legjislacionin ne fuqi per sigurine ushqimore u moren masa urgjente te nderprerjes se menjehershme te aktivitetit dhe bllokimit te 41.3 ton miell deri ne daljen e pergjigjes se analizave. Gjithashtu ndaj subjektit u mor masa administrative gjobe ne vleren 400.000 leke.
Pas daljes se pergjigjes nga laboratori i Sigurise Ushqimore (ISUV), ku mielli i derguar nga inspektoret e AKU per analize rezultoi pozitiv per altafoxin. Me date 23,05,2015 Drejtori i AKU Tirane per garantimin e sigurise ushqimore te konsumatorit, duke ju referuar gjurmueshmerise se produktit miell, i cili rezultoi pozitiv, urdheroi inspektim ne subjektin AGroblend shpk.
U moren mostra per analize duke u derguar ne ISUV dhe u be bllokimi i prodkutit perfundimtar miell ne sasine 100 ton dhe e produktit lende e pare grure ne sasine 6800 tone, deri ne daljen e pergjigjes se analizave”, thuhet në njoftimin e AKU.











