• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vorbulla e Vettingut / Pse lindi sherri i fundit politik për Drejtësinë

by Java News
26/09/2017 18:09
Komisioni Parlamentar i Ligjeve

Komisioni Parlamentar i Ligjeve

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve ka miratuar mes debatesh ditën e hënë numrin e punonjësve për organet e Vettingut duke e shkurtuar strukturën me 75 punonjës. Komisioni miratoi numrin e punonjësve për Kolegjin e Apelimit, Komisionin e Kualifikimit dhe Komisionerin Publik, 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar.

Por, debatet më të forta në mbledhje u fokusuan kryesisht te struktura e Kolegjit të Apelimit. Shkak për këtë, është bërë një vendim i Kuvendit për të shkurtuar numrin e punonjësve, në 37 nga 65 që ishin kërkuan. E para që ka kundërshtuar këtë vendim ishte drejtuesja e institucionit ndërsa pretendimet e saj u përkrahën edhe nga Partia Demokratike.

Ndërsa Eduard Halimi deklaroi se projekti duhet të jetë i pavarur nga qeveria, kërkesat e opozitës u mbështetën edhe nga deputeti socialist Saimir Tahiri. Ky i fundit votoi vetëm njërën nga pikat, ndërsa në dy të tjerat nuk mori pjesë në votim.

Ndërkohë, jashtë mbledhjes së Komisionit përmes një konference për shtyp, pjesë e debatit është bërë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, kërkoi që të plotësohen me punonjës organet e Vettingut teksa akuzoi se vetë kryeministri ka 1/10 e stafit që merret vetëm me menaxhimin e rrjeteve sociale.

Të njëjtën linjë me LSI ka mbajtur edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili një ditë më vonë deklaroi se Edi Rama po mban në Kryeministri një staf më të madh sesa i Donald Trumpit.

“Beteja” e saponisur për organet e Vettingut ka vijuar edhe të martën teksa në debat është futur edhe çështja e financave për secilin institucion. Mazhoranca është akuzuar sot nga ish-aleati i saj, LSI, se po nërmerr një projektligj me karakter klientelist dhe korruptiv. Petrit Vasili tha se ndërohë që në administratë ka punonjës fiktivë, organet e Vettingut pritet të vuajnë nga mungesa e stafit.

Nga ana tjetër, Saimir Tahiri është bërë sërish pjesë e përplasjeve për përbërjen e organeve të Vettingut. Ish-ministri socialist iu drejtua sot Edi Ramës me pretendimin se çështja në fjalë duhet diskutuar. Sipas Tahirit, trupave që do të krijohen për Reformën në Drejtësi u duhet dhënë mundësia për të bërë detyrën, siç tha ai.

“Fatura në fund” do të jetë e përbashkët. Se nesër do na thonë që nuk u bë puna pasi nuk kishim buxhet” – tha sot Tahiri. Ai kërkoi edhe ndonjë ndryshim të mundshëm me qëllim që institucionet e reja të mbeten të kënaqura me pretendimet e tyre.

Përveç luftës politike PD-PS dhe LSI-PS, duket se qëndrimet rreth projekt-ligjit në fjalë po nxjerrin në pah edhe pakënaqësitë brenda mazhorancës.

Qëndrimet për Organet e Vettingut

Edi Rama:
Asnjë institucion nuk duhet të zgjerohet dhe rritet për të akomoduar njerëzit nëpër zyra.Në rastin konkret është respektuar plotësisht principi bazë që është mbështetje ekstra për reformën. Të gjithë duhet ta dini që pagat për këtë institucion janë ekstra. Të tilla do të jenë edhe pagat për gjykatësit dhe prokurorët që do dalin pa njollë në skanerin e vettingut.

Lulzim Basha:
Organet e Vettingut kanë bërë kërkesë për t’u mbështetur sipas ligjit me qëllim që të procedojë pa vonesë që të kemi rezultatet dhe një drejtësi që të mos mbrojë krimin. Rama vendosi të sabotojë, shumica shkurtoi 40% të kërkesave. Është i njëjti Edi Ramë që paguan më shumë personel në Kryeministri sesa Trump në SHBA.

Vasilika Hysi:
Kërkohet që një komisioner publik të marrë 10 milionë lekë të vjetra në muaj; këshilltarët kërkojnë të marrin 80 për qind të pagës së komisionerit publik, por jo me këtë shtesë, por 3 milionë lekë; ndërsa Kolegji i Apelimit kërkon 11 milionë lekë të vjetra për person në muaj.

Arben Ahmetaj:
Detajet janë të rëndësishme në këtë histori dhe e ftoj Saimirin të ulet me mua të shohim detajet që ai të dalë i qetë dhe të shohë që i kemi dhënë të gjithë mbështetjen. Do kenë 100% rritje rroge, apo 120% dhe 150%? Struktura është e plotë. Nuk ka logjikë kontabiliste, por funksionale.

Erjon Braçe:
Problemi është se ata duan një pagë përtej ligjit! Pra, ata kanë caktuar përtej ligjit një pagë që duan ata, 10-11 milionë lekë të vjetra, dy herë e gjysëm më shumë sesa thotë ligji. Pagesa shtesë nuk mund të jetë kurrë sa dyfishi i pagës bazë!

Petrit Vasili:
Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë. Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.

/JavaNews/A.Rada

Next Post
Wikileaks tmerron rrjetet: Ja se ku ju përgjon CIA

Moska kërcënon me bllokimin e Facebook-ut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

March 18, 2026
“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

“Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve”, Karakaçi: Do të mbahen nga agjencia shtetërore

March 18, 2026
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In