Vonesat në nisjen e procesit të numërimit të votave kanë sjellë edhe reagimin e kryetarit të KQZ-së Klement Zguri. Në një deklaratë të shkurtër për mediat ai u bëri thirrje komisionerëve të zbatojnë ligjin në të kundërt do të penalizohen. Zguri tha se do ketë edhe masa administrative ndaj atyre që largohen nga procesi i numërimit të votave.
“Po monitorojmë procesin në gjithë territorin procesin. Një pjesë të zonave kanë marrë vendimet për pezullim për ta rifilluar nesër sipas vendimmarrjeve përkatëse. U bëj thirrje gjithë komisionerëve se këto vendimmarrje janë në kundërshtim me ligjin. Argumentet e tyre janë me pretendimet se janë të lodhur. Vendimet e tyre nuk janë marrë në konsultë me KQZ. U bëj thirrje të rikthen në procesin e numërimit të votave. Do ketë veprime administrative ndaj atyre që largohen nga numërimi. Ligji është i qartë dhe kërkon që procesi të jetë i pandalshëm. U bëj thirrje komisionarëve të mos ndalojnë procesin e numërimit të votave”- tha Zguri./a.m.










