• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vonesa pandemie/ Tani duhet më shumë se një vit për t’u bashkuar me familjarët në Gjermani

by Java News
23/09/2020 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Serbia për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në Gjermani. Ndërsa në Ambasadat e Sarajevës dhe të Tiranës pritja për vizë bashkimi familjar shkon deri në dhjetë muaj, në Shkup deri në tetë muaj.

Këto shifra i jep qeveria gjermane në përgjigje të një pyetjeje me shkrim, të shtruar nga grupi parlamentar i liberalëve (FDP) në parlamentin gjerman (Bundestag), mbi gjendjen e digjitalizimit të procedurës së dhënies së vizave sipas rregullores se Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të thotë se kohëzgjatja në pritje për një takim në ambasadë është zgjatur edhe më shumë, nga mesatarisht gjashtë deri tetë muaj që kishte qenë deri në mars të këtij viti për vizën për bashkim familjar, siç dilte në pah kohë më parë (prill 2020) nga një studim evaluimi i Entit të Punës për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Vonesa pandemie

Qeveria gjermane e argumenton këtë zgjatje me mbylljen e ambasadave gjatë Covid 19. Që nga 2 korriku 2020, ambasadat kanë nisur sërish të japin viza për një sërë rastesh të justifikuara, siç janë ato të bashkimit familjar. Përveç mbylljes së ambasadave, janë edhe masat e higjienës, që e ngadalësojnë edhe më shumë procedurën e dhënies së vizave. “Kështu për shembull, numri i njerëzve që duhet të jenë njëkohësisht në zyrat e pritjes dhe në sportelet e dhënies së vizave është i kufizuar, e kjo bën që koha e pritjes deri në takim në ambasadë, të bëhet më e gjatë”, argumenton qeveria në përgjigjen e saj.

Ndryshe qëndron puna me personat që vijnë në Gjermani me punë. Vetëm në Beograd, ata duhet të presin dy deri në tre muaj, e në Tiranë deri në tre muaj, deri sa të marrin një takim në ambasadë, shkruhet më tej në përgjigje. Në konsullatat e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk ka nevojë për pritje për vizë pune.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor

Më 26 gusht 2020 qeveria gjermane miratoi zgjatjen e së ashtuquajturës Rregullore të Ballkanit Perëndimor. Ajo u lejon edhe personave me kualifikim të ulët të vijnë në Gjermani për të punuar, nëse kanë një kontratë pune.

Ndryshe nga rregullorja aktuale, që ekziston prej vitit 2016, rregullorja e mëpasshme, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2021, parashikon një kufizim të kontingjentit prej 25.000 vetësh në vit. Sipas partisë opozitare liberale, zgjatja e rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila është kaq e vlefshme ekonomikisht, ishte veprim i drejtë, por jo kufizimi i numrit të personave.

Qeveria gjermane e justifikon këtë masë kufizuese me kapacitetet nëpër ambasada. Ndërsa liberalët propozojnë që në vend që të kufizohet numri i imigrantëve, më e udhës është që „ambasadave gjermane t’u jepet një mbështetje më e fortë në përpunimin e vizave“. Prej vitit 2021 Gjermania ka vendosur të hapë një Ent Federal për Çështje të Jashtme por ende është e paqartë se sa do të merret kjo zyrë edhe me vizat e Rregullores së Ballkanit Perëndimor.

Qeveria gjermane shpjegon ndër të tjera në përgjigjen e saj se procedura e lënies së takimit në ambasada është tërësisht e digjitalizuar në të gjitha ambasadat.  Kërkesat si për vizat nacionale, ashtu edhe për ato Schengen, parashtrohen në internet: kërkesat për vizë  dhe të dhënat pajisen me një kod digjital, me anë të të cilit mund të lexohen direkt nga sistemi i brendshëm i Gjermanisë. Në të njëjtën mënyrë kalojnë edhe shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë. Të dhënat përpunohen në mënyrë digjitale e të automatizuat nga Enti Federal i Administratës. Ndërsa vizat Schengen përpunohen në mënyrë të automatizuar, dokumentet e nevojshme për vizat nacionale kalojnë ende në rrugë postare nga njëra zyrë te tjetra.

Më 9 tetor 2020 rregullorja e Ballkanit Perëndimor  do të shtrohet për miratim në Dhomën e Landeve (Bundesrat). Mbas kalimit në Bundesrat, rregullorja hyn në fuqi  më 1 janar 2021./ DW

g.kosovari

Next Post
“Luftë” mes policisë dhe një të kërkuari/ Ekzekutohet me armë zjarri “Qorri”

“Luftë” mes policisë dhe një të kërkuari/ Ekzekutohet me armë zjarri “Qorri”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

Imzot Mirosław Adamczyk emërohet Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

January 14, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Kush ka financuar Rithemelimin? ”, Berisha: Nuk është fshehur asgjë. Lulzim Basha i dha Ecobar dhe Yuri Kim një…

January 14, 2026
Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

Ilir Vrenozi lë garën e Big Brother Vip Albania 5, ç’ndodhi në shtëpi, shpërthen në lot

January 14, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

(EMRAT) Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgut Durrës/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk u ndoq protokolli!

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In