• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

by Skënder Minxhozi
19/09/2018 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Shkëlqim Fusha mund të jetë sërish fituesi i tenderit për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar. Këtë rradhë jo me ndonjë truk ligjor të minutës së fundit, e as për shkak se e duan të gjithë brenda maxhorancës. Hapja e garës për ndërtimin e Teatrit, bashkë me rrëzimin formal të ligjit nominal që i jepte biznesmenit në fjalë të drejtën për realizimin e projektit, i jep kësaj kompanie shansin që të jetë fitues edhe i garës së hapur për ndërtimin në fjalë.

Arsyeja?! E tha hapur dhe qartë kryeministri pak ditë më parë në studion e Eni Vasilit. “Do ndodhi që një kompani tjetër duhet të marrë prokurat e pronësisë dhe të vijë të ndërtojë Teatrin”, qe përgjigja e Ramës ndaj pyetjes së intervistueses, se çfarë do të ndodhë me hapjen e tenderit për ndërtimin e Teatrit. E përkthyer nga shqipja në shqip: garuesit e tjerë do të paraqiten tek kompania e përzgjedhur nga qeveria, në cilësinë e pronarit të një pjese të tokës ku do të ndertohet Teatri, për të marrë prokurën e pronësisë. Çka, me një logjikë fare elementare, do të thotë se biznesmeni Fusha mund të bllokojë teorikisht pjesën tjetër të rivalëve, për ta fituar i vetëm tenderin në fund. Kësaj rradhe në rrugë formalisht korrekte dhe pa pasur nevojë për një ligj të dyshimtë e të debatuar pafund.

Kalvari i Teatrit Kombëtar është ndër më të vjetrit në Tiranë. Edhe përplasja e parë, edhe kjo e dyta, ka ardhur ndër të tjera edhe për shkak të një doze të lexueshme imponimi dhe mungese komunikimi me të gjithë atë pjesë të opinionit publik që e ka parë tradicionalisht me dyshim këtë ndërmarrje të vjetër dhe të re të Ramës.

Këtë qëndrim “acid” së fundi e ka nxitur edhe insistimi i maxhorancës për të kaluar me çdo kusht një projektligj i cili përmban brenda edhe emrin e firmës ndërtuese të projektit 30 milion dollarësh. E parë nga interesi i ngushtë i qeverisë, çeshtja e ligjit “Fusha” ka qenë një pasojë e krijuar nga një arrogancë e panevojshme dhe e tepërt, pasi siç shihet, me ose pa garë, kompania me të njëjtin emër i ruan shanset për ta fituar projektin e Teatrit.

Insistimi i shumicës për të imponuar një ligj të diskutueshëm prodhoi jo vetëm keqkuptim e politizim të mëtejshëm në një ambjent të mbarsur me akuza e sherre, por edhe një vonesë tjetër të kotë, e cila thjesht nuk do të egzistonte nëse do të kishim procedura normale gare për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Pse duhej letra e një burokrateje pa emër në Bruksel, që të kthehej pas një nismë ligjore e debatueshme?! Pse duhej humbur kohë me sherre e votime të tendosura në parlament, kur mund të kryheshin procedura normale ligjore?! Të cilat sërish mund të nxjerrin në të njëjtin përfundim, por pa hije dyshimesh e luftë “për jetë a vdekje” në këmbët e Teatrit?! Një zot e di pse. Ndoshta sepse, siç e thotë një shprehje e vjetër, “disa gjëra nuk ndodhin kurrë… sepse bëhet mirë”!

Next Post
“Çmenduria” e futbollit, ekipet më të shtrenjta dhe ato që kanë prekur ‘fundin’

"Çmenduria" e futbollit, ekipet më të shtrenjta dhe ato që kanë prekur 'fundin'

TË FUNDIT

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

March 1, 2026
Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In