• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Von der Leyen komenton Samitin e Zagrebit: Ballkani Perëndimor është pjesë e BE

by A R
06/05/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Zagrebit është zhvilluar ditën e sotme online ku kanë marrë pjesë liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi , pandemia ka qenë në fokusin kryesor të diskutimit duke zhvendosur zgjerimin në një plan të dytë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se kur vendet janë të bashkuara ia dalin dhe se ekonomitë dhe shoqëritë tona do të ngrihen dhe shërohen më shpjet falë bashkëpunimit. Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se rajoni është pjesë e BE, ndërsa nxiti shtete të vijojnë me reformat e sundimit të ligji dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Takimi i sotëm BE-Ballkan Perëndimor në Samtin e Zagrebit ka treguar që ne jemi gjithmonë jemi më të fortë të bashkuar. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe po ashtu ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim. Nuk ka dyshim, që Ballkani Perënidmor i përket BE. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkruan në tëitter Von Der Leyen.

Vetë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha në tëitter se “BE qëndron krah për krah me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Zagrebit sot në BE-Ballkanin Perëndimor përqendrohet në trajtimin e pandemisë Covid-19 së bashku; duke riafirmuar perspektivën evropiane të BB; duke përsëritur përkushtimin ndaj vlerave dhe reformave të BE-së ”.

Kroacia po mban Presidencën e saj të parë të Këshillit të Bashkimit Evropian. Samiti BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb ka qenë një nga pikat kryesore të programit të tij, por për shkak të pandemisë COVID-19, ajo po zhvillohet si një video-konferencë në vend. Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç tha se “BE ka bërë një dokument shumë të fortë duke pasur parasysh rrethanat. Fakti që takimi po ndodh është tashmë një sinjal i fortë politik ”.

Ndërsa komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi shprehet se BE po e trajton Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar duke u dhënë atyre qasje në shumë nisma dhe instrumente për integrimin. “Ne do t’i mbështesim rimëkëmbjet ekonomike të rajonit që do të forcojë partneritetin tonë”

Takimi i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor morën pjesë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, eurodeputetët Tanja Fajon dhe Tonino Picula, si dhe kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë Albin Kurti dhe Edi Rama, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe drejtuesit e opozitës nga Serbia dhe Mali i Zi , Bosnje dhe Hercegovinë.

/a.r

Next Post
Mashtrimet e opozitës/ Si u shtrembërua “Freedom House” dhe “Reporterët pa Kufinj”

Mashtrimet e opozitës/ Si u shtrembërua “Freedom House” dhe “Reporterët pa Kufinj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In