• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Von der Leyen: Bota nuk do presë Evropën, bëjmë mirë që të shkojmë më përpara

by Java News
29/11/2019 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e re të Komisionit, ish-ministrja gjermane, Ursula von der Leyen, ka folur në një intervistë për “Deutsche Welle” mbi rolin e BE-së në botë dhe marrëdhëniet mes vendeve anëtare.

Si duhet ta shikojë bota Evropën që dëshironi të bëni ju me Komisionin e ri?

Unë mendoj se është koha që Evropa të bëjë më shumë përpjekje për të qenë më efektive dhe e besueshme. Kemi shumë për t’i dhënë botës. Po të shohim “marrëveshjen” e gjelbër për Evropën ose digjitalizimin, del në pah se sa i nevojshëm është zëri i Evropës. Është koha për t’u pozicionuar në një mënyrë të re.

Le të marrim një shembull konkret: SHBA-ja është konkurrente apo partnere këto ditë?

Miqtë tanë në SHBA. janë partnerë. Ne kemi një bazament të fortë për dekada. Të gjithë ata njerëz që janë miqësuar ose kanë kontakte biznesi me miqtë nga SHBA përbëjnë thelbin e miqësisë transatlantike. Sigurisht që ka konflikte. Por si partnerë të mirë ne duhet t’i zgjidhim këto konflikte.

Po Kina?

Kina është në një kapitull tjetër. Kina po lëvizë më shumë në një drejtim të caktuar, për të cilin na duhet të kuptojmë se si t’i trajtojmë çështjet e vështira. Për shembull, vlerësimi shoqëror i popullsisë lë shumë pikëpyetje. Mënyra se si është strukturuar “Nisma për Rrugën e Mëndafshit” ngre shumë pyetje. Këto janë tema që duhet t’i diskutojmë, çka do ta bëjmë.

Duket se ju keni synime shumë ambicioze me “Marrëveshjen e gjelbër”. Deri në vitin 2050 Evropa duhet të bëjë një jetë pa dëme mbi klimën. E keni vënë stekën enkas kaq lartë, që së paku të arrini pak më poshtë saj?

Unë mendoj se duhet të jesh ambicioz. Pesë vjet janë një kohë e gjatë dhe ndryshimet klimatike nuk mund të presin. Ato nuk presin derisa të ndryshojë politika. Ose ne bëjmë tani disa përparime ose ne dhe planeti ynë do t’i kemi punët keq. E njëjta vlen edhe për digjitalizimin. Bota nuk do të presë Evropën. Prandaj bëjmë mirë që të shkojmë më përpara. Vendosja e qëllimeve ambicioze është e mirë, sepse përvoja ime shumë vjeçare në politikë më thotë që sa më ambicioz të jenë qëllimet, aq më shumë lufton për t’i arritur ato.

Pyetja e vërtetë atëherë është se si do ta realizoni këtë qëllim? Evropa është e përçarë, Parlamenti Evropian është i përçarë. Edhe Franca dhe Gjermania në të vërtetë nuk po shkojnë mirë. Si do të veproni ju?

Ishte shumë e rëndësishme që u arrit një shumicë në Parlament dhe kjo ishte një shumicë vërtet e gjerë, thuajse dy të tretat. Kjo tregon se ky Parlament ka një shumicë konstruktive, kur ofrohet një program pozitiv. Ne këtu duam vërtet t’i çojmë gjërat përpara. Ky është një fillim i mbarë.

Po krerët e vendeve anëtare? Franca dhe Gjermania nuk shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Si do të arrini t’i merrni të gjithë me vete në anijen tuaj?

Unë e shoh ndryshe. Për shembull, mua më miratuan njëzëri të gjithë krerët e shteteve dhe qeveritë. Unë mendoj se është normale të kemi pikëpamje të ndryshme për disa çështje. Kjo është demokracia. Duhet të diskutojmë dhe në fund të gjejmë një zgjidhje dhe të bëjmë përpara. Po ta shohim Evropën në vija të trasha ka shumë gjëra që na bëjnë krenarë. Sigurisht që ka sfida. Po ta kemi gjithmonë në mendje se Evropa është një model i suksesshëm me gjithë diversitetin që ka përbrenda, atëherë duhet të vazhdojmë.

Ursula von der Leyen (61) do të jetë prej 1 dhjetorit 2019 presidente e Komisionit të BE-së. Ish-ministrja federale e Gjermanisë është kështu gruaja e parë në krye të Komisionit. Politikania kristdemokrate u emërua njëzëri për këtë post në korrik të këtij viti nga krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së. /dw/

Next Post
“Nëna e përqafuar me fëmijët, gjyshja me mbesën”, shuhen 8 anëtarë të familjes Lala

“Nëna e përqafuar me fëmijët, gjyshja me mbesën”, shuhen 8 anëtarë të familjes Lala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

January 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme

January 21, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

January 21, 2026
Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

January 21, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

“21 Janari”/ Sot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard, krimi shtetëror që ende kërkon drejtësi

January 21, 2026
600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In