• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Voltana Ademi bën presion: Pres që Kushtetuesja ta çmontojë farsën e 30 qershorit

by Java News
04/01/2021 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, njëherësh edhe kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, komentoi për Euronews Albania pritshmëritë rreth padisë që kjo shoqatë ka bërë në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Ademi tha se priste me besim se Gjykata Kushtetuese do ta “çmontojë farsën elektorale të 30 qershorit”. Ajo tha se ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka kthyer kënaqësinë dhe besimin se do të ketë një vendim të drejtë.

“Pres nga Gjykata Kushtetuese vetëm respektimin e Kushtetuese, jam e kënaqur që si institucion pas reformës së drejtësisë po funksionon tashmë, do të duhet që të verifikojë këtë kërkesë që kemi bërë ne nëse është konformë Kushtetutës apo jo, që do të thotë është leximi i thjesht dhe ligjor i Kushtetutës dhe aplikimi i saj,” – tha Ademi duke theksuar besimin te Gjykata e re Kushtetuese.

E pyetur se nëse Gjykata i shpall të paligjshme zgjedhjet e vitit 2019, a mundet që zgjedhjet e jashtëzakonshme të bëhen menjëherë paralelisht me ato parlamentare, Ademi tha se kjo çështje i përket më pas Presidencës dhe ekspertëve zgjedhorë.

Gazetarja Bruna Çifligu i kërkoi Ademit arsyet se përse Partia Demokratike nuk garoi në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Ajo u përgjigj se misioni kryesor i opozitës ishte që të tregonte se shumica qeverisëse nuk garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe sipas saj në zgjedhjet që u bënë u pa se edhe me një kandidat “zgjedhjet u vodhën”.

“Vërtetuam që sistemi i vendosur në fuqi në këtë vend, edhe kur i organizon vetë zgjedhjet me një kandidat i vjedh,” – theksoi Ademi.

E pyetur nëse do t’i kishte fituar zgjedhjet nëse do të kishte garuar, Ademi tha se kjo çështje lidhet “me alternativat pozitiviste” dhe me “vendosjen e qytetarëve”.

“Shoqata e Bashkive funksionon prej shumë viteve, vijon të jetë në funksion, ne kemi qenë atëherë që e kemi bërë këtë padi dhe ka në statusin e vetë ka si themel dhe mision të saj mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në pushtetin vendor,” – komentoi më tej Ademi rreth pyetjeve për padinë dhe rolin e shoqatës.

Gjatë intervistës me gazetaren Bruna Çifligu, Ademi foli edhe për ri-organizimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, ku tha se opozita ka vendosur që fushata e saj zgjedhore të jetë “me njerëzit dhe për njerëzit”.

Në korrik të vitit 2019 Shoqata e Bashkive të Shqipërisë paraqiti një ankimim në Gjykatën Kushtetuese ku e konsideroi procesin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 si antikushtetues për shkak te mungesës se alternativave në zgjedhje.

Procesi i dy viteve më parë kaloi në shumë përplasje politike. Opozita i pati bojkotuar ato, ndërsa Presidenti shtyu me një dekret të ri datën e mbajtjes së tyre me pretekstin se nuk garantohej demokracia dhe stabiliteti i vendit.

Sidoqoftë zgjedhjet u mbajtën më 30 qershor ku Partia Socialiste mori drejtimin e shumicës së bashkive me përjashtim të Bashkisë Shkodër ku Voltana Ademi mbeti në detyrë pas tërheqjes nga marrja e mandatit të kandidatit socialist Valdrin Pjetri.

Next Post
Parlamenti zgjedh të enjten Kryeprokurorin e ri dhe miraton rezolutën antiruse

Sesioni i jashtëzakonshëm/ Ja 6 deputetët që votuan kundër ndryshimeve në qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com