• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vollga”/ Beqaj i “Saudi Brothers”: Aksionet ja fala me dëshirë Shullazit

by A R
23/04/2016 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylvi Beqaj, administrator i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”, është ftuar për të dëshmuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Beqaj, njihet dhe si personi që ka firmosur kontratën e dhurimit të 30 për qind të pronës së ish-hotel Vollga në Durrës, tek Emilano Shullazi.

Burime pranë kësaj prokurorie thanë se Ylvi Beqaj nuk është paraqitur në prokurori, me argumentin se atë nuk e ka kërcënuar askush gjatë momentit të dhurimit të pronës tek Shullazi.

Një burim pranë organit të akuzës, i tha gazetës “Shqiptarja.com” se për të bindur administratorin e kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”, të dëshmojë në prokurori, rreth mënyrës së dhurimit të superpronës tek Emiljano Shullazi, ka marrë kontakt me të direkt drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Ky i fundit mendohet se i ka ofruar Ylvi Beqajt garanci dhe siguri në këmbim të dëshmisë së tij. Mësohet se Beqajt i është ofruar dhe statusi i të penduarit apo bashkëpuntorit të drejtësisë, por në fakt nga sa mësohet Beqaj nuk ka pranuar të flasë në prokurori për këtë ngjarje raporton Shqiptarja.

Beqaj ka pretenduar se gjithçka ka qenë e ligjshme dhe se Shullazit ia ka dhuruar me dëshirë pronën, pasi ai dikur i kishte bërë një nder. Nuk dihet me saktësi se cili ishte nderi. Sipas tij, pronari  i kësaj kompanie arabi Abdulaziz Al-Noëaiser, e ka caktuar administrator Beqaj, kjo për shkak edhe të njohjes së dikurshme me të, pasi Ylvi Beqaj njihet si person që beson në islam dhe predikon fenë islame. E gjithë praktika është bërë në mënyrë ligjore dhe me dëshirë të Beqajt.

Një burim, pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i thanë gazetës se prapa këtij hoteli fshihen interesa akoma dhe më të mëdha, ku individë të caktuar me ndikim politik dhe në media, duan të marrin këtë pasuri që ndodhet në qendër të qytetit të Durrësit.

Konflikti në fjalë tashmë po investigohet nga dy prokurori ajo e Durrësit dhe Krimet e Rënda në Tiranë.

Por nga ana tjetër ndaj Emiliano Shullazit nuk ka asnjë kallëzim penal për kërcënim apo kanosje me armë, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone.

Next Post

Arrestohet një tjetër zyrtar i Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In