Volkswagen “vesh në ar” shefin e dorëhequr: 33 milion euro pension
Skandali i Volkswagen ka shpërthyer si një bombë e vërtetë në industrinë e makinave por edhe në politikën gjermane. Kreu i kompanisë gjigande Martin Winterkorn u detyrua të japë dorëheqjen pasi u mësua se 11 milion vetura të markës së njohur ishin trukuar me anë të një programi që tregonte shifra të pasakta të emetimit të gazrave.
Por siç duket pensioni i parakohshëm për Winterkorn do të jetë “prej ari”. Mësohet se kompania i ka ofruar atij një bonus të jashtëzakonshëm pleqërie, prej 33 milion dollarësh. Vitin e shkuar Winterkorn kishte fituar një pagë pre 16.6 milion euro. Siç shihet, ky funksionar i lartë i makinës historike gjermane do të ketë një periudhë jo të lumtur nga pikepamja profesionale, por tejet të pasur në para.

company results at the annual shareholder meeting. (Photo by Nigel Treblin/Getty Images)









