Ekspertët e eksplozivëve, kanë çaktivizuar një bombë e cila i përkiste Luftës së Dytë Botërore.
Ky mjet shpërthyes është gjetur para një muaji në njërën nga fabrikat e Volkswagenit, që ndodhet në Wolfsburg të Gjermanisë.
Reuters raporton se bomba e rëndë 250 kilogramë është siguruar mirë dhe më pas është bërë çaktivizimi i detajuar.
Në mënyrë që të mos ketë të lënduar në rast shpërthimi, është dashur të evakuohen 700 persona nga Sandkamp, një distrikt që ndodhet afër fabrikës.
BW/d.i.