• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Volkswagen mund të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe të mbyllë katër uzina

by Java News
28/06/2026 10:57
Volkswagen mund të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe të mbyllë katër uzina
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Volkswagen ka bërë të ditur më herët se deri në fund të kësaj dekade synon të eliminojë 50,000 vende pune në Gjermani, duke përfshirë markën bazë VW, Audi, Porsche dhe njësinë e softuerit CARIAD.

Por një raport i ri sugjeron se programi i uljes së shpenzimeve mund të jetë edhe më i ashpër. Sipas tij, numri i vendeve të punës që pritet të shkurtohen mund të arrijë në 100,000, megjithëse mbetet e paqartë nëse i gjithë ky proces do të përfundojë deri në vitin 2030 apo do të shtrihet edhe në dekadën e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, VW ka marrëveshje për sigurinë në punë që vlejnë deri në vitin 2030, ndërsa për Audi-n këto marrëveshje zgjasin deri në fund të vitit 2033, transmeton Telegrafi.

Raporti i publikuar nga Manager Magazin thotë gjithashtu se kompania po shqyrton mbylljen e katër fabrikave: Zwickau, Emden, Hanover dhe Neckarsulm.

Sipas pretendimeve, uzinat do të mbyllen pasi të marrë fund prodhimi i modeleve aktuale që dalin prej tyre. Në Zwickau prodhohen ID.3, ID.4 dhe ID.5, të cilat mund të hiqen nga prodhimi për Volkswagen, si edhe Audi Q4 E-Tron, Q4 Sportback E-Tron dhe Cupra Born.

Në fabrikën e Emdenit ndërtohen modelet ID.4, ID.7 dhe ID.7 Tourer. Ndërsa uzina në Hanover prodhon automjete komerciale, përfshirë Transporter/Caravelle, ID. Buzz dhe Multivan/California.

Sa i përket Neckarsulm, aty Audi prodhon A5, A6, A8 dhe E-Tron GT. Limuzina kryesore do të dalë nga prodhimi gjatë këtij viti, por marka e makinave luksoze ka premtuar se më vonë gjatë kësaj dekade do të sjellë një model të ri kryesor që do të zëvendësojë A8.

Manager Magazin pretendon po ashtu se brenda VW po përgatitet një ristrukturim i thellë organizativ.

Sipas këtij skenari, marka kryesore dhe divizioni i komponentëve do të ndaheshin në kompani të veçanta, të pavarura nga Grupi më i gjerë VW.

Një lëvizje e tillë do t’u hapte rrugë këtyre kompanive të reja që të listoheshin më vete në bursë.

Siç pritej, një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi të komentojë mbi raportin. Megjithatë, fakti që VW nuk i hodhi poshtë në mënyrë të prerë këto pretendime lë të kuptohet se ato mund të përmbajnë një pjesë të së vërtetës.

Manager Magazin konsiderohet një publikim gjerman i respektuar në fushën e biznesit dhe ka gjasa të mbështetet në burime të besueshme që janë në dijeni të ndryshimeve që thuhet se po ndodhin brenda Grupit VW. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme:

Next Post
Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In