• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vokshi: Qeveria mblodhi të dhëna për 80 % të zgjedhësve, ja konfirmimi zyrtar

by A R
09/06/2018 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, konfirmon paligjshmërinë e mbledhjes së informacioneve private për rreth 80 për qind të votuesve nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një dalje nga selia blu ditën e sotme, deputetja demokrate tha se Partia Demokratike ka denoncuar disa herë javët e fundit shkeljen e Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi në lidhje me urdhrat e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla për grumbullimin e paligjshëm të të dhënave personale të pacientëve, punonjësve të administratës dhe prindërve të fëmijëve ndjekin arsimin publik, me qëllim përdorimin e tyre për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Ajo bëri me dije se Partia Demokratike i kërkoi Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, të hetonte e të reagonte ndaj këtij skandali që çdo ditë merr përmasa edhe më të mëdha.

“Ne kemi dorëzuar edhe padinë penale në Prokurori për veprën penale “shpërdorim i detyrës” dhe “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, duke kërkuar pezullimin nga detyra të Ministreve Manastirliu dhe Nikolla, deri në hetimin e plotë nga ana e prokurorisë. Kjo është përgjigja e dytë zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në shkresën e parë, Komisioneri Urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të të dhënave nga Ministria e Arsimit. Në këtë shkresë, Rekomandim, Komisioneri vë në dijeni që pas kërkesës së PD-së, ka kryer edhe një hetim administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë”, deklaroi Vokshi.

Më tej tha se, në rekomandimin nr. 21 të datës 31 Maj, Komisioneri shprehet qartë se urdhri i Ministres Manastirliu që kërkon nga pacientët dhe administrata “numrin personal të identifikimit” është në shkelje flagrante të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Sipas saj, hetimi i Komisionerit konfirmon denoncimin e PD, kur shprehet se “mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i tyre nga Ministria e Shëndetësisë nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore”, pra në asnjë akti ligjor apo nënligjor duke nxjerrë zbuluar mashtrimet e ministreve Manastirliu dhe Nikolla.

Po ashtu nënvizon se komisioneri vlerëson se në shkelje të ligjit është gjithashtu numri i madh i të dhënave të tjera të kërkuara nga ministrja e Shëndetësisë, e cila e nisi procedurën e paligjshme me urdhër të Edi Ramës.

Legjislacioni në fuqi e ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e të dhënave pa ditur qëllimin, deklaroi Vokshi, duke shtuar se as pacientët, as punonjësit e administratës, nuk janë informuar mbi qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave.

Deputetja demokrate tha se, ata janë shantazhuar dhe kërcënuar me pushime nga puna, nëse nuk plotësojnë tabelën e dërguar nga zyra e Ramës, tabelë në të cilën ndodhen të dhënat personale që do t’i shërbejnë Edi Ramës për operacionin e paligjshëm të blerjes së votës apo intimidimit të votuesve.

Më tej deklaroi se ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit pretendojnë se kanë hequr dorë nga paligjshmëria, por se PD ka informacion që të dhënat personale kanë vazhduar të mblidhen me detyrim si në shumë shkolla të vendit ashtu edhe po vazhdojnë të mblidhen në pjesën më të madhe të Institucioneve apo Qendrave Shëndetësore, duke ndërhyrë edhe tek regjistrat e pacientëve.

“Duke zotëruar në rrugë të paligjshme informacion personal për të paktën 80% të votuesve, nëpërmjet prindërve të nxënësve, pacientëve, si dhe administratës spitalore dhe arsimore, Edi Rama e ka më të lehtë planifikimin e metodave antikushtetuese të shtrëngimit të votës me kërcënime për humbjen e vendeve të punës, jo vetëm në shtet, por edhe në kompanitë private”, tha ndër të tjera deputetja demokrate.

Sipas saj, Prokuroria hesht, sepse një hetim i pavarur do t’i çonte tek zyra e Kryeministrit dhe zbulimin e skandalit të të gjitha skandaleve: atë të skemës për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Vokshi bëri me dije se në 25 maj 2018, në vendet e BE ka hyrë në fuqi ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili e ka veprimin e tij edhe përtej vendeve anëtare.

Po ashtu tha se ligji vendos rregulla shumë strikte në marrjen apo përpunimin e të dhënave dhe qëllimin e tyre, madje kërkon fshirjen e të dhënave ekzistuese në shkolla apo universitete, apo institucione.

“Ndaj Edi Rama urdhëroi që të punohej me urgjencë e me kapacitet të plotë për vjedhjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme. Partia Demokratike, fton edhe një herë të gjithë prindërit, mjekët, mësuesit, infermierët, punonjësit e administratës të refuzojnë dhënien e të dhënave personale Ministreve të Ramës, pasi qëllimi i vetëm i mbledhjes së tyre është keqpërdorimi”, deklaroi në mbyllje Albana Vokshi.

Next Post
Ndarja nga jeta e Vokrrit, FSHF: Humbje e madhe për Kosovën

Ndarja nga jeta e Vokrrit, FSHF: Humbje e madhe për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

February 20, 2026
Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In