Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka bwrw padi ndaj deputetit të PS-së, Eduard Shalsi për shpifje. Padia është regjistruar ditën e djeshme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Në kërkesën e saj për shkaktim dëmi jopasuror, Vokshi ka kërkuar një dëmshpërblim prej plot 70.000 eurosh.
Vokshi ka patur edhe në të kaluarën probleme gjyqësore me Shalsin, pasi e ka paditur edhe më parë deputetin socialist, kur ai ishte në opozitë.










