• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vokshi në Kukës: Qeveria nxit seks, drogë e plehra

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka organizuar një takim në qytetin e Kukësit ku ishin të pranishëm deputetja Albana Vokshi, Sekretarja e përgjithshme e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane, Hillie van de Streek, Lirije Kajtazi, deputete e Kosovës si dhe kryetari i bashkisë së qytetit Bashkim Shehu.

Në fjalën e saj Vokshi është shprehur se qeveria është duke nxitur industrinë e drogës, seksit dhe plehrave.

“Parlamenti votoi një ligj të rrezikshëm për mbetjet. Por në kompanitë e riciklimit në Shqipëri kanë shumë problematika të shfrytëzimit te punës ne punë të rënda. Pushteti po nxit industrinë e drogës, seksit dhe plehrave. Por kjo nuk mund të pranohet dhe duhet të ketë një reagim të fortë të qytetarëve për të ndalur shkatërrimin e rendit demokratik në Shqipëri. Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka nisur debatin publik në të gjithë vendin, për të sensibilizuar gratë dhe nënat për këtë rrezik që po i afrohet vendit, për të mbrojtur familjet. Trafikantët po lejohen të na kërcënojnë fëmijët dhe familjet tona, ndaj dhe gratë nuk duhet të heshtin, por duhet të veprojnë bashkë kundër kësaj zgjedhe”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryebashkiaku Shehu është shprehur se kryeministri ka diskriminuar bashkitë e djathta, ku sipas tij në to është investuar vetëm 2% e buxhetit.

“Bashkitë e djathta kanë një përqindje shumë të vogël, 2 % të buxhetit. Në takimin e fundit në Dibër, Kryeministri diskriminoi bashkitë e djathta, nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo situatë në këto vite të pluralizmit. Bashkitë nuk e kanë kapacitetin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Por propaganda e qeverisë vazhdon në stilin komunist. Asnjë buxhet nuk ka për riciklimin e mbetjeve dhe Qendrat e Banuara rrezikojnë të rrethohen nga pirgjet e mbeturinave”, ka deklaruar Shehu.

Sekretarja e përgjithshme e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane, Hillie van de Streek u shpreh se qeveria shqiptare duhet të jetë e ndjeshme për çështje që lidhen me ambientin.

“Qeveria e Shqipërisë nuk po i del për zot detyrave të saj në shërbim të qytetarëve. Ne duhet të ndërhyjmë për ta detyruar qeverinë te tregojë përgjegjshmëri për çështje të ndjeshme që lidhen me ambjentin. Ju keni presion nga pushteti qendror i cili ju frustron dhe nuk ju ndihmon të kapërceni keto sfida. Ne po shikojmë situata shfrytëzimit të fëmijëve dhe grave për punë të rënda si të ishim në shekullin e 19-të. Ne do të bëjmë çmos për t’iu dhënë ndihmë përmes organizatave europiane për të ndihmuar në projekte të përbashkëta për mjedisin”, ka thënë ajo.

Ndërsa deputetja e parlamentit të Kosovës, Lirije Kajtazi është shprehur se mes grave të dy shtetve duhet të ketë aleanca të forta që luftojnë për të drejtat.

“Ne jemi një familje politike dhe mendoj se duhet të kemi aleanca më të forta mes grave për të luftuar kundër aleancave që po kërkojnë të prishin themelet e demokracisë. Në Shqipëri po ndodh një riciklim i monizmit dhe po has një vështirësi në arritjen e mirëqenies se qytetarëve. Kosova ka vështirësi, por jo në nivelet e Shqipërisë. Keto takime na nxjerrin me iniciativa me veprime të përbashkëta për të mbrojtur familjet në këtë tranzicion të gjatë”, ka thënë Kajtazi.

Shqiptarja/d.i.

 

Next Post
Pas gafës me lirimin e kosovarit, aplikacion 880 mln lekë për krijimin e kartelave të të dënuarve

"Deputeti takoi në burg Dritan Dajtin", SHKB zbarkon te 302-shi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Pas anëtarësimit në BE, bien marrëveshjet tregtare me vendet joanëtare! Zv.ministri: I kemi njoftuar…

August 2, 2026
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

“Shkodra nuk bëhet serbe nga një konsullatë”, Hoxha: Patriotizmi matet me rezultate, jo me britma në rrjetet sociale

August 2, 2026
Operacion antidrogë në Dibër, zbulohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy persona

Operacion antidrogë në Dibër, zbulohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohen dy persona

August 2, 2026
Më pak punë, më shumë mirëqenie? Çfarë tregon eksperimenti i të punuarit 4 herë në javë

Më pak punë, më shumë mirëqenie? Çfarë tregon eksperimenti i të punuarit 4 herë në javë

August 2, 2026
I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

August 2, 2026
Infantino do të përfitonte pagë 10 herë më të lartë me planin e tij për shitjen e Botërorit

Infantino do të përfitonte pagë 10 herë më të lartë me planin e tij për shitjen e Botërorit

August 2, 2026
280 gjoba nga Policia Kufitare, mjete ujore në formë makinash bëhen rrezik në plazhe

280 gjoba nga Policia Kufitare, mjete ujore në formë makinash bëhen rrezik në plazhe

August 2, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

Plagosja e turistit italian në Tiranë, procedohen 8 të mitur

August 2, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Ndryshon sistemi i gradave në polici, kryepolici mund të shpërblejë me gradë efektivët

August 2, 2026
Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com