• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vokshi letër Veliajt: Po shkel të drejtat e romëve duke i dëbuar

by
16/10/2015 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, deputetja demokrate Albana Vokshi i ka kërkuar këtij të fundit që të anullohet vendimi për të dëbuar nga ambientet pranë liqenit artifical të një sërë familjesh rome

“Në shkelje flagrante të të Drejtave Themelore të Njeriut, dhjetra familje rome po dëbohen me forcë nga Liqeni Artificial, pas një urdhëri të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Kërkojmë informacion se ku kanë përfunduar familjet e rome dhe egjiptiane, të debuara me forcë nga zona e Liqenit Artificial.

Ndërkohë Parlamenti dhe institucionet përgjegjëse qeveritare duhet të angazhohen në plan veprimin për ofrimin e një zgjidhje të qëndrueshme të strehimit, punësimit dhe ofrimit të shërbimeve të munguara për komunitetin rom dhe egjiptian.” shkruhet në letër.

Kryetarja e komisionit parlamentar të shëndetësisë ka kritikuar kryebashkiakun duke theksuar se po shkelen të drejtat e njeriut si dhe ka kërkuar që për të 44 familjet që jetojnë në atë zonë të gjendet një vendstrehim i përshtatshëm, e më pas të shpërngulen.

Familjet në fjalë jetojnë prej kohësh në zonën e liqenit artificial. Bashkia ditën e djeshme publikoi projektet e saj për ristrukturimin e parkut të liqenit, ku përfshihej edhe shpërngulja e këtyre familjeve në të tjera ambiente më të përshtatshme.

Next Post

Ja si duket Rita Ora pa tualet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com