• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vokrri: Jemi dy kombëtare dhe nuk ka dilema

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria e Kosova kanë dy kombëtare dhe mbi këtë nuk mund të ketë asnjë dilemë sipas kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë që në situatën aktuale mbetet një konkludim i tillë.

“Në situatën aktuale nuk ka diskutim, jemi dy kombëtare dhe nuk ka dilema”, ka thënë Vokrri, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, Bajram Shala, menaxher i përfaqësueses së Kosovës, ka potencuar se konkurrenca nuk mungon brenda përbërjes së ekipit, ku vlen të përmendet se shumë prej lojtarëve nuk arritën të marrin pjesë.

Ai ka thënë se problemi e konkurrencës e kanë vetëm te pozita e portierit. “Ambiciet për botëror janë që të ketë paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Shala duke shtuar se ndeshjes i kanë munguar lojtarë si Fejzullahu e Besart Berisha. “Problemin e konkurrencës e kemi vetëm te portieri“, përfundoi Shala.

Sipas Kushtrim Sheremetit me gjeneratat e reja duhet të punohet më së shumti duke qenë se përbëjnë vizionin e një përfaqësuese të denjë futbolli.

“Ne si shoqëri kemi nevojë që nga sot të organizohemi për futboll. Duhet të fillojmë të punojmë me fëmijë 5-vjeçar. Duhet të punohet me gjeneratat e reja”, ka thënë Sheremeti.

Pikërisht gjeneratat e reja të Kosovës janë problemi kryesor që ka Zvicra, sipas Shalës. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë ekip në Zvicër të grupit të dytë që nuk ka një ose dy lojtarë kosovarë.

“Zvicra problemin kryesor e ka me gjeneratat e reja. Nuk ka asnjë klub të grupit të që nuk ka një ose dy lojtarë kosovarë në ekip. Ka jashtëzakonisht shumë lojtarë”, ka thënë Shala.

motivimi dhe përgatitjet për lojën tjetër nuk do t’i mungojnë këtij ekipi, sipas Vokrrit.  Ai ka thënë se ndeshja e parë ka zgjuar më shumë emocione mirëpo tash lojtarët duhet të fokusohen në përgatitje për hapat e ardhshëm.

“Lojtarët e kanë treguar vetëm qysh në fillim që janë të përgatitur. Për motivim nuk ka problem, pasi ajo është top në çdo moment, është e vërtetë që ndeshja e parë ka zgjuar më shumë emocione, mirëpo tash duhet t’i lëmë të punojnë të qetë dhe besoj që do të tregojnë performancë edhe në lojëra të tjera”, përfundoi Vokrri, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Një “korigjim” i vogël në deklaratën e ambasadorit amerikan

Paralizimi i Prokurorisë rrezikon mbylljen e dosjeve të nxehta nga të dy krahët politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

Përmbytjet/ Shkon në 667 numri i banorëve të evakuuar, si është situata në Durrës

January 9, 2026
“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”

“Humba gjysmën e kapanonit, mbi 1 milion euro dëm”, qytetarja flet për zjarrin tek “5 Maji”

January 9, 2026
“Do bëj vëllain ministër se të tjerët vjedhin”, Qori sulmon Lapajn për familjarët në lista: Më pështyni nëse…

“Do më vinte turp po ta kisha tezen deputete”, Qori përplaset me Lapajn: S’e rrëzon dot Ramën se je qesharak

January 9, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Koçiu: 5500 punonjës të policisë dhe 720 zjarrfikës të angazhuar për përmbytjet

January 9, 2026
Nga kërkesa për Groenlandën tek “flota e artë” dhe pastrimi i ambasadorëve, megalomania e Donald Trump

“Vetëm koha do ta tregojë…”, Trump paralajmëron për kontroll afatgjatë të Venezuelës

January 9, 2026
Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

Kumbaro: Mësimi i pezulluar në 54 shkolla për arsye sigurie, procesi nën kontroll

January 9, 2026
Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

Përmbytjet, ministri Malaj: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për…

January 9, 2026
Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

Përshkallëzohen protestat! Irani në ‘blackout’, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të arrestuar

January 9, 2026
“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

January 9, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In