Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar se referendumi në Vojvodinë nuk mund të mbahet sepse për këtë duhet të merret vendimi, transmeton Koha.net.
“Ata që e propozojnë mbajtjen e referendumit, s’e kanë shumicën as në nivel të bashkësisë lokale dhe as në atë të këshillit shtëpiak”, citon B92 të ketë thënë Daçiç.
Duke folur për referendumin në Republikën Srpska (RS), Daçiç ka theksuar se anëtari boshnjak i Kryesisë së B e H-së Bakir Izetbegoviq tani flet për referendumin në RS, e partia e tij në vitin 1991 e ka organizuar referendumin në Sanxhak.
“Bashkësia ndërkombëtare s’e kishte qarë me lot atë referendum sikur që po qan tash për shkak të referendumit në RS”, tha Daçiç. (b.an)