• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vojo amerikani”/ Presidenca i përgjigjet Ramës: Meta puth vetëm flamurin kombëtar, 6 pyetje për Gruan e Bilalit

by Java News
05/03/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklarates se bere nga kryeministri Rama ne Kuvend, teksa kreun e shtetit e cilesoi “Vojo amerikani që ka marrë përsipwr t’i kthejë të gjithë nga Amerika, Gjermania, e të marrë fatet në dorë duke puthur pa leje flamurin amerikan”, reagon Presidenca me nje pergjigje per Ramen.

Zedhensei i Metes, Tedi Blushi me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, kerkon pergjige nga Rama, per 6 pyetje qe i adreson. Duke sqaruar se “Presidenti Meta në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit ka ngritur Flamurin e SHBA, të sjellë nga grupi i shqiptaro-amerikanëve, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan për ditë të tëra për t’iu bashkuar PRANVERËS KUQEZI”, pyet Ramen te tregoje “autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?”.

Postimi i Tedi Blushit 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk puth flamurin e asnjë vendi tjetër, përveç Flamurit Kombëtar🇦🇱, flamurit më të bukur në botë.
Presidenti Meta në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar të 2 marsit ka ngritur Flamurin e SHBA🇺🇸, të sjellë nga grupi i shqiptaro-amerikanëve🇦🇱🇺🇸, në nderim të gjithë atyre të cilët udhëtuan për ditë të tëra për t’iu bashkuar PRANVERËS KUQEZI.🇦🇱
Presidenti Meta vlerësoi me këtë akt, jo vetëm shqiptaro-amerikanët🇦🇱🇺🇸 të cilët i konsiderojnë të shenjta të dy Flamujt🇦🇱🇺🇸, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, të cilët me shumë të drejtë e mbajnë Flamurin Amerikan🇺🇸 në shtëpitë e tyre, si simbol të lirisë dhe drejtësisë.
Shqiptarët nuk kanë pse t’i marrin askujt leje për të nderuar idealet amerikane🇺🇸, përkundër frymëzimeve koreano-veriore të Gruas së Bilalit.
Përkundrazi, është Gruaja e Bilalit që duhet të japë publikisht disa sqarime, meqë pretendon se nuk bën asnjë dhunim të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, dhe asnjë grabitje të fondeve publike me PPP, pa lejen e “amerikanëve”:
1. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?
2. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit që u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane🇦🇱🇺🇸, duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?
3. Pse Gruaja e Bilalit nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?
4. Pse Gruaja e Bilalit nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?
5. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA🇺🇸, idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?
6. Kujt i mori leje Gruaja e Bilalit për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA🇺🇸, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar🇦🇱, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?
Presidenti Meta ka folur, flet dhe do të flasë gjithmonë vetëm në emër të Kushtetutës të miratuar me unanimitet me 140 vota për të bërë Reformën në Drejtësi. Puçistët flasin në emër të Pushtetutës, Ramaformës dhe grushtit të shtetit.
ZOTI E BEKOFTË MIQËSINË SHQIPTARO-AMERIKANE! 🇦🇱❤🇺🇸
Për të gjithë ata shqiptarë dhe amerikanë që i kanë harruar këto pamje skandaloze, ju lutem të shohin më poshtë videot e turpshme dhe të pacipa të Gruas së Bilalit:

g.kosovari

Next Post
“Për Nairobi, për Lisbonën, për të vërtetën”/ Casa De Papel 4: Profesori ka publikuar një mesazh që po shqetëson fansat

"Për Nairobi, për Lisbonën, për të vërtetën"/ Casa De Papel 4: Profesori ka publikuar një mesazh që po shqetëson fansat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com