• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vogëlushja me fustanin e bardhë dhe dhuna mes nesh

by Alba Malltezi
21/09/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi 

Në videon e ngjarjes në Kavajë mos shihni asgjë, vëreni vetëm vajzën e vogël me fustanin e bardhë që sheh njeriun që godet me egërsi të moshuarin në lokal.

Kur dhuna errëson mendjen deri në pikën që një qytetar sillet në këtë mënyrë, shoqëria është më shumë se në një alarm.

Eshtë në një gjendje të rrezikshme mbijetese. Ai qytetar kavajas nuk ka rrahur fqinjin që i kërkonte të mos hidhte plehrat, apo cilido qoftë konflikti civil mes tyre (nëse version i raportuar deri më tani është i saktë), ai qytetar i dhunshëm ka traumatizuar krijesën më të ëmbël e më të vyer që qëlloi aty: atë vogëlushe të mitur.

Kur flasim për qytetërim, kur flasim për mirësjellje, edukatë, kur kërkojmë të masim fjalët e pas fjalëve veprimet, kërkojmë pikërisht këtë: që askush të mos përjetojë skena të tilla dramatike, tragjike. Askush, në një shoqëri të qytetëruar nuk e meriton.

Nëse dy fqinjë kanë një konflikt kaq absurd, kur dy fqinjë grinden për plehrat, është Shteti ai që duhet të bëhet arbitër i drejtë dhe i duruar, por ne shqiptarët e shkatërruam shtetin dhe më e keqja, disa prej nesh adhurojnë ata që e shkatërruan dhe dhunën na e ofrojnë si bukën e përditshme.

Kudo sheh e dëgjon rreth e rrotull njerëz që pas fjalëve, opinioneve të ndryshme, nisin kërcënimin fizik: Hajde takohemi, ke për të parë si ta thyej surratin, do ta shohësh si do ta çaj kafkën, do të të bëj këtë e do të të bëj atë.

Dhe vjen një ditë që kjo gjë ndodh. E si gjithmonë viktimë janë më të brishtët, të moshuarit, fëmijët, vajzat dhe gratë.

Sa herë që ashpërsoni gjuhën dhe ngrini dorën, përpiquni të mos mendoni për egon tuaj të sëmurë, mendoni për fëmijët, mbesat e nipërit, vogëlushët e shkallës, lagjes, qytetit, fshatit; kurrë një fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë, shohë apo përjetojë dhunë.

Mendoni se vogëlushja me fustanin e bardhë është vajza, fëmija i të gjithëve. Ti thërrasim mendjes sa nuk jemi tepër vonë, shqiptarë të mirë e të sjellshëm.

Next Post
Plagosja e Beqarajt tek “Astiri”, mes tre të shpallurve në kërkim, edhe një vajzë

Plagosja e Beqarajt tek "Astiri", mes tre të shpallurve në kërkim, edhe një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In