Një fëmijë i veçantë, që ka lindur pa sy është surprizuar me një dhuratë të madhe në Ditën e Krishtlindjes.
Vogëlushi 8 muajsh, i njohur si Sasha e ka përjetuar këtë periudhë festive në një familje të ngrohtë.
Prej kohësh, nuk ka patur asnjë interes rreth botës për adoptimin e tij pasi ka lindur me një gjendje të rrallë.
Djalit nga Rusia i buzëqeshi fati për Krishtlindje pasi një familje e dashur e mirëpriti në shtëpi.
“I vogli Sasha është marrë nën kujdesjen e një familje ruse nga një qytet tjetër. Kjo ndodhi gjatë muajit të fundit. Nuk mund të japim më shumë detaje për familjen, por jemi shumë të lumtur për Sashën dhe i urojmë atij e familjes më të mirat”, tha një zëdhënëse për “Siberian Times”.











