• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vodhi gruan e nëndrejtorit të policisë Çipa/ Gjykata dënon hajduten me dy vite e gjysëm burg

by Java News
27/06/2016 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg Rozalinda Konomin, gruaja që tentoi të grabiste bashkëshorten e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.

Ishte vetë Çipa që e arrestoi Konomin, duke përpiluar edhe procesverbalin e arrestit. Pas arrestimit, hetimi zbuloi se Konomi kishte kryer edhe të paktën shtatë vjedhje të tjera, kryesisht pranë butikëve. Rozalina Konomi, 41 vjeçe, është arrestuar në datën 28 shkurt 2016 në Tiranë.

vjedhje-cante

E pandehura krimin e parë e ka kryer në datën 12 janar 2016, në orën 10:00.

Sipas Prokurorisë, në këtë kohë Rozalina Konomi i ka vjedhur çantën shtetases M. Lekgjonaj, duke arritur të përvetësojë një “iPhone3” dhe 30 mijë lekë të rinj.

Autorja e krimit ka rrëmbyer edhe varësen nga qafa e gruas së dëmtuar dhe më pas ka ikur me vrap nga vendi i grabitjes. Në datën 13 shkurt 2016, rreth orës 15:30, sipas Prokurorisë, Rozalina Konomi “ka goditur” në bulevardin “Zogu i Parë”.

Ajo ka vjedhur çantën e shtetases Elona V., në të cilën ka marrë 5 mijë lekë të rinj, 50 euro dhe sende personale të gruas së dëmtuar.

Kjo ngjarje, sipas Prokurorisë, është dokumentuar nga pamjet e kamerave që kanë filmuar Rozalina Konomin si autore të vjedhjes.

Po në datën 13 shkurt 2016, rreth orës 22:00, te rruga “Myslym Shyri” e dyshuara ka vepruar përsëri.

Ajo i ka marrë portofolin shtetases E.Cani, ku ka përvetë- suar një varëse sermi, 8 mijë lekë të rinj, disa euro, një patentë dhe sende të tjera personale.

Edhe kjo ngjarje, sipas Prokurorisë, është filmuar nga kamerat në vendin e krimit.

Katër ditë më vonë, më 17 shkurt 2016, në orën 18:30 në rrugën “Mine Peza” pranë UKT-së, sipas Prokurorisë, Rozalina Konomi ka vjedhur çantën e Shpresa B., ku ka përvetësuar 25 mijë lekë të vjetër, aparatin celular, çelësat e makinës dhe sende të tjera personale. Prokuroria bën me dije se këtë ngjarje e ka pranuar edhe vetë e dyshuara.

Në vazhdim të aktivitetit të saj, sipas Akuzës, Rozalina Konomi ka kryer vjedhje tjetër në datën 20 shkurt 2016.

Në orën 15:00 të kësaj date, në rrugën “Reshit Petrela”, 41-vjeçarja ka vjedhur çantën e shtetases Blerta M., ku ka marrë 28 mijë lekë të vjetër, abone autobusi dhe sende personale.

Edhe ky rast vjedhjeje, sipas Prokurorisë, është filmuar nga kamerat e zonës dhe është pranuar edhe nga vetë e pandehura.

Në datën 26 shkurt 2016, rreth orës 16:00, e akuzuara, sipas Prokurorisë, ka vjedhur portofolin e shtetasit Kostandin N. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i Parë”, ku autorja e krimit ka përvetësuar 600 euro dhe rreth 100 mijë lekë të vjetër, një kartë identiteti, një palë syze etj.

Të nesërmen, në datën 27 shkurt 2016, sipas Prokurorisë, Rozalina Konomi ka kryer vjedhjen e çantës së shtetases Ana P., rreth orës 12:30 të asaj dite.

Ndërsa merrte 20 mijë lekë të vjetër në çantën e të dëmtuarës, atë ditë, sipas Prokurorisë, ka ndodhur edhe arrestimi në flagrancë i 41-vjeçares Rozalina Konomi me akuzën e vjedhjes.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria ka dorëzuar dosjen në Gjykatë, ku pritet të fillojë procesi gjyqësor ndaj të dyshuarës për shtatë vjedhje çantash në kryeqytet.

E akuzuara në Tiranë mësohet se është arrestuar për vjedhje edhe në Fier në shtator të vitit 2015. Asokohe ajo ishte akuzuar për grabitje celularësh./Panorama.al/a.k

Next Post

Kuotat e basteve/ Gjermania favoritja për t'u bërë kampione, ndiqet nga Franca e Belgjika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In