Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. P., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi më datë 04.05.2023, gjatë natës, në fshatin Hysaj, Malësi e Madhe, i ka vjedhur shtetasit B. H., 6 koshere me bletë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 6 kosheret e bletëve, të cilat shtetasi S. P. i kishte fshehur në fshatin Ganjollë, Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.