• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vodhi 35-mijë euro të ‘Albautor’, në gjyq ish-drejtori Bistri

by Java News
12/03/2019 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

sh-drejtori ekzekutiv i shoqatës “Albautor” Idar Bistri është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Bistri është kallëzuar në prokurori nga Elton Deda, Agim Doçi, Eriona Rushiti, Etrita Ibrahimi dhe Sokol Marsi, pasi kanë konstatuar vjedhjen nga llogaritë bankare të një shume prej 35 mijë euro. Këtë shumë financiare Bistri e ka vjedhur pikërisht në ditën kur ishte shkarkuar nga anëtarësia e kryesisë së “Albaautor”.

Rrëmbimi i lekëve nga dy llogari bankare

Shuma financiare është marë nga dy llogari bankare në banka të ndryshme dhe prek këndej eurot janë transferuar në llogarinë e avokatit Eno Bushi, me pretendimin se kishte detyrime për shërbime avokatie. Por sipas hetimeve të kryera ndaj të njëjtit avokat kundrejt një deklarate noteriale të shtatorit 2014, Idari i ka njohur një borxh për shumën 1.5 milion lekë të reja për shërbime avokatie për llogari të “Albautor”. I pandehuri Idar Bistri i ka njohur një shumë edhe avokatit Saimir Kola, një detyrim shumën 2.5 miljon lekë të reja për konsulencë dhe shërbime. Kjo deklaratë është bërë fiktive për të përvetësuar pikërisht shumat e mësipërme.

Por sipas kallëzuesve nga vëzhgimi që i është bërë në atë kohë, sistemit të gjykatës së Tiranës nuk rezulton të ishte asnjë çështje, ku e përfshirë si palë e paditur të ishte agjensia “Albautor” për 5 vite 2010 deri në 2015, vite të cilat përkojnë me drejtimin e kësaj agjensi nga shtetasi Idar Bistri. Sipas prokurorisë së Tiranës Bistri ka konsumuar veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe se tashmë çështje penale kundër tij është përcjellë në gjykatën e kryeqytetit për gjykim.

Shiti dhe zyrën e OJF-së “Albautor”

Në dosjen hetimore thuhet se Idar Bistri, llogarinë bankare të “Albautor” e ka lënë në zero dhe për gati një vit anëtarët e kryesisë arritën të ristrukturonin këtë institucion, duke punuar pa asnjë të ardhur financiare. Gjithashtu sipas prokurorisë së Tiranës i pandehuri Bistri, pasi ka vjedhur shumën prej 35 mijë euro ka shitur dhe zyrën e “Albautor”, e cila ishte pronë e artistëve. Ky veprim dyshohet se është kryer në mënyrë korruptive pasi nga ana e Bistrit është bërë një deklaratë noteriale, ku i është njohur si borxh dy avokatëve Eno Bushi dhe Saimir Kola, për të cilët ai ka lënë si marrëveshje zyrën e Albautorit dhe kjo zyrë më pas ka dalë në ankand dhe është shitur me një çmimim të pajustifikueshëm dhe pa llogjik, diku tek 37 mijë euro.Gjithashtu Idari nuk ka lënë në administrim as paisjet e zyrave të Agjensisë “Albautor”, e cila ka funksionuar që prej vitit 1991./raport.tv

 

/a.meta

Next Post
Sa më shumë birrë që konsumoni, aq më pak probleme shëndetësore

Sa më shumë birrë që konsumoni, aq më pak probleme shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In