Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi akuzohet se ka vjedhur disa lopë nga shteti fqinjë Greqia.
Petraq Malaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kocul, në malin Saraqin në Konispol, iu konstatuan 14 krerë lopë, të cilat rezultonin të vjedhura në Filat, në pronësi të shtetasit grek me inicialet V.Sh..
Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ”Vjedhja” dhe ”Kontrabanda me mallra të tjerë”.
a.ç