• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

by E S
17/02/2026 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillohet nesër në Tiranë Ministeriali i Korridorit VIII me fokus lidhshmërinë, qëndrueshmërinë dhe integrimin europian.

Ministria e Jashtme njofton se takimi do të hapet nga ministrja Elisa Spiropali. Në këtë ministerial marrin pjesë zv/Kryeministri dhe Ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Z. Antonio Tajani si edhe ata të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa Rumania do të përfaqësohet nga ambasadori Octavian Şerban.

Në përfundim të sesionit ministerial do të mbahet edhe një konferencë për shtyp. Ky aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e projekteve përgjatë Korridorit VIII.

Program i përditësuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Tiranë, 18 Shkurt 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Ministerialit të Korridorit VIII me temën:

“Korridori VIII në Momentin Strategjik të Europës: Lidhshmëria, Qëndrueshmëria dhe Prosperiteti i Përbashkët përmes Integrimit”*

Ky takim mbahet në Tiranë, më 18 shkurt 2026, në Sallën Skënderbeu, sipas programit final si më poshtë:

• 09:45 – 10:00 – Mbërritjet e delegacioneve dhe pritja zyrtare me kafe, në prani të Zëvendës Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

• 10:00 – 11:00 – Sesioni Ministerial me formatin 1+3, ku do të zhvillohet diskutimi i temës kryesore dhe rreth 7 minuta për secilin pjesëmarrës.

• Fjalët e hapjes: Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.

• Radhitja e fjalimeve:

• Itali – Z. Antonio Tajani, Zv/Kryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

• Maqedonia e Veriut – Z. Timčho Mucunski, Ministër për Punët e Jashtme dhe Tregtinë e Jashtme.

• Bullgaria – Z. Nikolay Pavlov, Zv/Ministër për Punët e Jashtme.

• Rumania – Z. Octavian Şerban, Ambasador i Rumanisë në Shqipëri.

• Fjalët përmbyllëse: Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

• 11:00 – 11:05 – Foto familjare.

• 11:05 – 11:35 – Pushim për kafe dhe mundësi për takime bilaterale.

• 11:35 – 12:20 – Konferencë për shtyp, Sallë Nr.1 (djathtas së Sallës Kryesore).

• 12:30 – 13:30 – Dreka zyrtare e organizuar nga Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Sallën e Bibliotekës, Pallati i Brigadave.

Ky aktivitet pasqyron angazhimin e Shqipërisë dhe partnerëve të saj për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të përbashkët në kuadër të integrimit europian.

Next Post
Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com