Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç të dyshuar për vjedhjen e një marketi në qytet.
Arrestimi i tyre u bë pas kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Gjatë verifikimeve, u konstatua se 33-vjeçari E. B. drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa 28-vjeçari E. N. ndodhej si pasagjer.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare, të cilat dyshohet se janë të lidhura me aktivitetin kriminal.
“Specialistët e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit, u konstatua se shtetasi E. B., drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. N., ndodhej si pasagjer.
Në vijim të kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi, në lagjen nr. 17, në Durrës.”, thuhet në njoftim.











