• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vodhën në banesë sende me vlerë gjysmë milionë euro, arrestohet dy motra të mitura

by Java News
29/12/2023 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy motra të moshës 12 dhe 16 vjeç janë ndaluar nga policia italiane, pasi kanë vjedhur në një banesë çanta luksoze, stoli dhe ora me vlerë rreth 500 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Krishtlindjes në Monza. Pronari i shtëpisë, i cili njoftoi Policinë, i ndoqi të miturat hajdute në rrugë pasi vuri re vjedhjen. Vjedhja kishte ndodhur disa minuta më parë, ndërsa burri dhe gruaja e tij ishin jashtë për të përfunduar blerjet e tyre të fundit për Krishtlindje.

Kur burri u kthye në shtëpi, ai e kuptoi menjëherë se apartamenti i tij ishte vjedhur. Duke parë nga dritarja, ai pa dy vajza të vogla që po largoheshin me çantat firmato të gruas së tij në krahë dhe vendosi t’i ndiqte ato. Sapo arriti në rrugë ai bërtiti duke iu kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe dikush mbërriti tek ai, thirri 112 dhe më pas e ndihmoi të ndalonte dy vajzat hajdute.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, gjetën dy të miturat, të dy me origjinë sllave, të ulura në trotuar me të zotin e shtëpisë dhe një fqinj që qëndronte përballë tyre. Burri ka shpjeguar se i kishte parë nga dritarja teksa po largoheshin me disa çanta me vlerë në duar, të cilat i përkisnin bashkëshortes së tij dhe se ia doli t’i ndalonte falë ndërhyrjes së një banori tjetër të zonës.

Në çantat e vjedhura vajzat kishin fshehur u gjetën bizhuteri dhe ora luksoze, ndërsa tek të dy motrat oficerët gjetën kaçavida dhe gërshërë, si dhe një copë plastikë të marrë nga një shishe shampo, e përdorur për të shkatërruar bravën e shtëpisë.

16-vjeçarja, e cili kishte disa precedentë penalë që datojnë në vitin 2018, u arrestua për vjedhje dhe u dërgua në CPA në Genova. Motra e vogël, pa precedentë penalë, për shkak të moshës së saj të re, iu besua avokatit të familjes që ndodhet në Francë, i cili mbërriti në Itali, orët e fundit për ta marrë në paraburgim. Dy motrat prej disa kohësh jetonin vetëm në Itali, të besuara te të njohurit dhe gati për të lëvizur nga një vend në tjetrin pa asnjë mbikëqyrje të rrituri./m.j

Next Post
Përfitoi kredi, Rama i shkon për vizitë në banesë inspektorit, batuta me Rrumbullakun: Këta me uniformë s’pinë dot raki

Përfitoi kredi, Rama i shkon për vizitë në banesë inspektorit, batuta me Rrumbullakun: Këta me uniformë s'pinë dot raki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In