• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vodafone Albania blen frekuenca në brezin 800 MHZ, duke shtuar investimet për dixhitalizimin e vendit

by Java News
12/02/2019 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vodafone Albania njoftoi se ka blerë të drejtën e përdorimit të frekuencave në brezin 800 MHz, me vlerën prej 7,440,001 Euro. Më datë 7 Shkurt, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), organizoi tenderin për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave në brezin 800 MHz. Vodafone Albania ishte operatori i vetëm që mori pjesë në tenderin për spektrin 801-811 MHZ, i çiftuar me 842 – 852 MHZ. Pas verifikimit të dokumentacionit ligjor, ekonomik e teknik, shoqërues të ofertës së paraqitur nga shoqëria Vodafone, AKEP shpalli sot Vodafone Albania fitues të së drejtës së përdorimit të bllokut të lart përmendur.

Ky spektër frekuencash do të përdoret menjëherë nga Vodafone Albania, duke i dhënë mundësinë kompanisë të shtojë kapacitetin e rrjetit me shpejtësi të lartë, pa asnjë vonesë të dukshme dhe në zonat e thella. Gjithashtu, ky spektër frekuencash do të mundësojë zhvillimin e rrjetit 5G në të ardhmen si dhe aplikacione të gjeneratës së ardhshme (NGA) ku përfshihen Internet of Things, Realiteti virtual dhe i augumentuar, pajijset e lidhura në rrjet dhe robotika.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, tha: “Ky është një investim historik, jo vetëm për Vodafone, por edhe për vet Shqipërinë. Sektori i telekomunikacioneve mundëson kapacitet për përfshirjen e të gjithë sektorëve të tjerë në shoqërinë Gigabit. Ky spektër frekuencash mundëson efikasitet të konsiderueshëm të rrjetit për të përballuar rritjen e pritshme të trafikut të të dhënave, duke mundësuar kështu zhvillimin e mëtejshëm të industrisë dhe si rrjedhojë, edhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

Kjo nuk është hera e parë që Vodafone Albania investon në zhvillimin e industrisë së komunikimit elektronik në vend. Në 2011-ën, Vodafone nisi të ofrojë për herë të parë në Shqipëri shërbimet 3G, duke fituar tenderin me vlerën 31.4 milionë euro. Si një prej investitorëve më të mëdhenj në vend që prej vitit 2001, Vodafone ka investuar rreth 1,779 milionë euro në tregun shqiptar, përfshirë investimet në rrjetin infrastrukturor, licensat për brezat e frekuencave, tarifat rregullatore, kanalet e shpërndarjes, burimet njerëzore, reklamat, etj. Vetëm gjatë vitit 2017-2019, Vodafone Albania ka investuar rreth 32 milionë euro në infrastrukturën e rrjetit dhe rreth 24 milionë euro në brezin e frekuencave.

Marrja e së drejtës për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz është arritja e radhës e Vodafone Albania, duke theksuar edhe një herë përkushtimin e kompanisë për të zhvilluar revolucionin dixhital në Shqipëri. Për më shumë informacion rreth Vodafone Albania vizitoni www.vodafone.al ose na kontaktoni në media.al@vodafone.com

Next Post
“Medalja e Mirënjohjes” për ikonën e humorit Skënder Sallaku, Veliaj: “Burim frymëzimi për secilin prej nesh”!

“Medalja e Mirënjohjes” për ikonën e humorit Skënder Sallaku, Veliaj: “Burim frymëzimi për secilin prej nesh”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

“Krim antikushtetues”, Berisha akuzon Ramën për koncertin e Kanye West

July 11, 2026
Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

Rrëzohet teksa ruante bagëtitë mbi Kalanë e Lezhës, 71-vjeçari dërgohet te Trauma

July 11, 2026
Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

Çmimet në supermarkete nën vëzhgim, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut

July 11, 2026
Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

Tragjedi nga zjarret në Spanjë! Të paktën 12 të vdekur, dhjetëra të zhdukur dhe mbi 1,400 të evakuuar

July 11, 2026
Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

Vrasja e Ilir Likës në Laç, gjenden dy armët e krimit dhe provat kyçe të ngjarjes

July 11, 2026
Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

Putini nën presion! Kriza godet Rusinë, Kremlini mes ofensivës së re dhe negociatave

July 11, 2026
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 6 qarqe, ja zonat më të rrezikuara

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 6 qarqe, ja zonat më të rrezikuara

July 11, 2026
Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

“Prokuroria të veprojë menjëherë”, Rama për komentet negative ndaj Kalasë së Rozafës

July 11, 2026
Lufta bëhet në gjunjë

Një hap drejt urisë. Çfarë thotë ligji!?

July 11, 2026
Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In