• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Voda zbulon për herë të parë: Lul Berishës i janë sekuestruar 20 prona me vlerë miliona euro

by A R
12/02/2020 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda tha në Report Tv, se nga Operacioni “Forca e Ligjit” janë sekuestruar 20 pasuri të Lulzim Berishës me vlerë në miliona euro.

Voda tha se në këto pasuri, përfshihen “sipërfaqe të mëdha toke, godina të mëdha shumëkatëshe, komplekse të mëdha, pallate në bregdet”.

Zv.ministrja iu përgjigj edhe akuzave se Anti-KÇK po bën show me sekuestrime të pavlera. “Nuk mund të flasim për kasolle”, tha ajo, duke iu referuar pikërisht goditjes së fundit ndaj pasurive të Lulzim Berishës të cilat për herë të parë i deklaroi në “Repolitix” këtë mbrëmje.

‘Është një listë me rreth 20 pasuri, 2 aktivitete private, ndërkohë që ai ka deklaruar vetëm një bar kafe me qira. Është pikërisht ky aksesi në datebaset në kartelet e pasurisë dhe e drejta për të verifikuar pasurinë e personave të tretë që ka zbuluar këto pasuri. Është shumë shpejt për të paragjykuar operacionin forca e ligjit. Bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha toke, për godina të mëdha shumëkatëshe, shtëpi banimi, komplekse, është një listë shumë e madhe me vlerë miliona euro’, tha Voda.

Voda theksoi se këto prona janë të sekuestruara aktualisht dhe Lulzim Berisha do të duhet t’i vërtetojë burimin e tyre, madje edhe pronat e regjistruara në emër të personave të tretë duhet të vërtetojnë burimin e pasurisë. Zv.ministrja tha se akti normativ Anti-KÇK “i jep një dorë policisë për të qenë proaktive dhe të ketë më shumë akses”.

Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, Operacioni “Forca e Ligjit” ditë më parë i dorëzoi kërkesën për të dorëzuar një auto-deklaratë të pasurive të tij. Por nga përgjigjja që Berisha i ktheu OFL-së, kishte deklaruar vetëm një “një bar kafe, të cilin e ka me qira që prej 5 janarit 2018, dy autoboteve që furnizon me karburant anijet në port, një makinë tip BMW të blerë 1 milion lekë të reja në 2019 dhe zotërimin e 40 % të aksioneve në kompaninë REJAN, të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij Luljeta Berisha dhe Enkejleda Shoshi, e cila merret me furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit.

Në formularin e dorëzuar, Lulzim Berisha cilësonte se këto pasuri i ka të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.

Next Post
Lul, revolucioni bëhet me Volter, jo me variant Tenardjeje!

Rama dhe Kurti, do të jenë vetëm miq të ngushtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com