• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VOA/ Udhëheqës politikë, diplomatë shqiptarë e të huaj, thirrje Kosovës për ruajten e aleancave perëndimore

by Java News
10/06/2024 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqës politik e diplomat shqiptarë e të huaj, thanë të hënën në Prishtinë se Kosova duhet të marrë vendin e saj në familjen euro atlantike dhe për këtë është e domosdoshme ruajtja e aleancave me perëndimin. Këto komente u bënë gjatë konferencës me temën “Rugova dhe perëndimi”, e cila u organizua nga Lidhja Demokratike e Kosovës në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të vendit.

Ish kryeministri italian, Massimo D’Alema, tha se trashëgimia e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është më e gjallë dhe më nevojshme se kurrë më parë.

“Një kohë shumë e gjatë ka kaluar që atëherë dhe Kosova ka bërë shumë hapa përpara, por jemi ende larg nga qëndrueshmëria dhe bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit, që përbënin edhe qëllimin e Ibrahim Rugovës, dhe pa të cilat është e vështirë për Kosovën të arrijë të shoh statusin e saj si një vend i pavarur plotësisht të njohur, dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Rreziku sot është që ripërtëritja e tensioneve në planin ndërkombëtar do të pasqyrohet në realitetin e Ballkanit, një realitet që mbetet i brishtë dhe i goditur nga konflikte nacionaliste, etnike dhe fetare. Më shumë se kurrë Ballkani ka nevojë për atë që do ta quaja shpirti i Rugovës, që nënkupton aftësinë e udhëheqësve të ngrihen për popullin e tyre pa rënë pre e nacionalizmit”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se në 25 vjetorin e çlirimit Kosova ka nevojë të ripërtërijë kujtesën dhe të kthehet te idealet që e ndihmuan të dalë nga lufta në liri.

“Në gjithë absurditetin përplasës të sotëm, te i cili absurditet gjejmë sot veten si në habi disi, në gjithë këtë mes dridhjesh të paimagjinueshme të Kosovës në rrugëtimin tonë origjinal e euroatlantik me miq e aleatë, në pabesinë më të madhe të zareve që thyejnë trashëgiminë reale të Ibrahim Rugovës, ne duhet të gjejmë jo vetëm kurajën për veprim të menjëhershëm politik por dhe besimin në bërjen e këtij rrugëtimi me plot bindje. Për ne perëndimi nuk është dëshira jonë, është identiteti ynë”, tha zoti Abdixhiku.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se është koha që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare të reflektojnë mbi interesat strategjike, duke u përqendruar më pak në krizat aktuale dhe më shumë në synimet e përbashkëta dhe rrugën e përmbushjes së tyre.

“Nuk jam i sigurt se asnjëra palë po e bën këtë si duhet tani për tani të jem i sinqertë, dhe mund ta pranoj se pak nga ajo ku ne duam ta shohim Kosovën të përparojë po pengohet nga disa prej vet zgjedhjeve tona. Por kjo nuk e çliron udhëheqjen aktuale dhe asnjë udhëheqje tjetër nga përgjegjësia e vet, të gjithë mund dhe duhet të bëjmë më mirë. Të gjithë kemi një vizion, që besoj së pari është artikuluar nga president Rugova, për një Kosovë që merr vendin që i takon, që integrohet plotësisht në të gjitha strukturat evropiane, që sillet dhe trajtohet për çfarë është në fakt – një vend sovran, demokratik, shumëetnik”, tha ai.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se ish presidenti Rugova ka lënë pas një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm.

“Me strategjinë e tij të paqes për të fituar luftën Ibrahim Rugova dëshmoi se e para – besnikëria ndaj parimeve është mbytëse pa largpamësinë dhe e dyta – paqes së plotë i duhet diçka esenciale më shumë sesa fitorja e luftës me armë, i duhet shikimi i të shkuarës me sytë e të ardhmes dhe jo shikimi i të ardhmes me sytë e së shkuarës”, tha ai.

Zoti Rama tërthorazi hodhi kritika ndaj qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për qasjen ndaj aleatëve ndërkombëtarë ndërsa theksoi se shqiptarët janë një popull i vogël i ndarë në dy shtete, për të cilët mbështetja e miqve dhe aleatëve mbetet thelbësore.

“Udhëheqja e vërtetë në kërkim të paqes së plotë matet jo nga aftësia për të ngritur gur pas guri kulla ngujimesh kinse parimore, por nga mjeshtëria për të ndërtuar metër pas metri urat e bashkëpunimit dhe ëndrra për t’i patur që të gjitha menjëherë përmes një fitoreje absolute, jo rrallë shndërrohet në makthin e humbjes së shumëçkaje për breza të tërë”, tha ai.

Kryeministri shqiptar Rama i cili po qëndron në Kosovë në prag të 25 vjetorit të çlirimit, takoi mëngjesin e së hënës presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe më vonë gjatë ditës u nderua me “Çelësin e qytetit” nga komuna e Prishtinës, por nuk ka takim të paralajmëruar me kryeministrin Kurti./VOA
Next Post
“Zhduket” avioni ku udhëtonte zv.presidenti! Autoritetet në alarm, asnjë shenjë për të dhe 9 personat e tjerë në bord

“Zhduket” avioni ku udhëtonte zv.presidenti! Autoritetet në alarm, asnjë shenjë për të dhe 9 personat e tjerë në bord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In